AMC mbron mjedisin, mbjell 22 mijë fidanë bredhi në Parkun Kombëtar të Llogorasë
Me mbështetjen e AMC, në Parkun Kombëtar të Llogorasë u mbollën mbi 22 mijë fidanë bredhi, duke shtuar kështu sipërfaqen e gjelbër të parkut dhe ndihmuar në parandalimin e rrëshqitjes së tokës. Pemët janë mbjellë në një sipërfaqe prej 6.5 hektarësh të Parkut Kombëtar dhe kompensojnë në një shkallë të konsiderueshme pemët e prera apo të djegura. Përfaqësuesi i AMC, Nikos Parastatidis, deklaroi se, “fushata për mbjelljen e pemëve në Llogora përbën një kontribut për Parkun Kombëtar dhe njëkohësisht është pjesë e angazhimit të AMC për të përmirësuar mjedisin. AMC do të mbështesë përherë nisma në të mirë të natyrës edhe ne të ardhmen”. Kjo është hera e dytë që AMC tregon një përkujdesje të veçantë për Parkun Kombëtar të Llogorasë. Edhe gjatë fushatës së parë të mbjelljeve u pyllëzua një sipërfaqe e njëjtë, prej 6.5 hektarësh. AMC është e angazhuar të kontribuojë në mbrojtje të mjedisit jo vetëm duke mbështetur nisma në nivel kombëtar, si pyllëzimi i Llogorasë, por edhe duke përdorur teknologji moderne që respekton mjedisin. Vetë kompania prej kohësh po zbaton edhe një projekt për riciklimin e letrës duke dhënë një kontribut dhe një shembull për tu ndjekur në ruajtjen e pyjeve nga prerja.
AMC e shikon botën plot përkujdesje të përditshme ndaj mjedisit, si një investim për të ardhmen.
Interesat bankare
Përditësimi i fundit: 26.04.2010
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 4.03%
12M 12-mujor 7.19%
6M 6-mujor 6.26%
3M 3-mujor 5.42%
1M 1-mujor 5.13%
1Ë njëjavor 4.73%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.70%
1Ë njëjavor 6.25%
o/n njëditor 5.98%
12M 12-mujor 8.85%
6M 6-mujor 7.84%
3M 3-mujor 7.08%
28 Prill 2010