E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqëritë e hidrokarbureve pro rritjes së akcizës për vajrat e rënda



Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve, pasi u njoh me propozimin e Ministrisë së Financave për ndryshimin e ligjit, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8976, datë 12.12.2002 ‘Për Akcizat’, i ndryshuar”, dërguar për shqyrtim dhe miratim në Kuvend, lidhur me ndryshimet në sektorin e hidrokarbureve, shprehet si më poshtë: Për sa i përket hidrokarbureve, të cilët lehtësisht përdoren nga spekulantët si zëvendësues të naftës dhe benzinës në tregun e karburanteve, jo vetëm që mbështesim rritjen e akcizës, por do të propozonim që ajo të mos ishte më e ulët se 50 lekë për litër për gjithë llojet e gazoilit me përbërje të squfurit me tepër se 350 mg/kg. Po kështu edhe për vajgurin, vajrat e rënda që përdoren si lëndë djegëse si solar, mazut etj, vajrat lubrifikante, gjithë hidrokarbureve aciklike dhe ciklike. Ndërsa për naftën vergine akciza të mos jetë më e ulët se 70 lekë/litër. Shohim të arsyeshme të informojmë ligjvënësit dhe opinionin se politika e gabuar në taksim, e ndjekur në vite deri tani, ka bërë që shumë spekulatorë të përdorin këto elementë si zëvendësues të naftës dhe benzinës. Për ata, që mund të kenë shqetësim se mos përdorimi i këtyre elementëve me akcizë në industri të ndryshme dhe për ngrohje rrit koston, me anë të mekanizmave ekonomikë DPT-ja, lehtësisht, mund të kryejë rimbursimet në ata sektorë që i kanë të nevojshme t’i përdorin këta elementë.

Ministrat e Transporteve të vendeve të Europës Qendrore mblidhen në Mal të Zi

Kontributi në transportin multi-modal në zhvillimin rajonal ekonomik struktura, funksionimi i tij si dhe eleminimi i barrjerave jo fizike, ishte kryefjala e takimit të Ministrave të Transportit të vendeve anëtare të Nismës së Europës Qendrore (CEI), të mbajtur në Kolashin të Malit të Zi, në datën 26.04.2010. Në këtë takimi ku ishin të ftuar Ministrat e Transporteve të Nismës së Europës Qendrore, përfaqësues të Komisionit Europian dhe të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, mori pjesë dhe Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi. Takimi organizohej nga Ministri i Transporteve të Malit të Zi, Andrija Lompar, vendi i të cilit ka aktualisht presidencën e CET-it. Gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë që ka transporti multi-modal si një shtyllë kryesore në zhvillimin e ekonomisë rajonale. Gjatë diskutimit u pasqyrua dhe niveli i zhvillimit të transportit multi-modal në vendet anëtare të Nismës së Europës Qendrore, si dhe mundësia e përgatitjes të projekteve të reja rajonale për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori. Ndër rekomandimet dhe konkluzionet më të rëndësishme të këtij takimi ishte rëndësia e përfshirjes së sektorit privat në projekte në partneritet me sektorin publik, si dhe përparësia që duhet ti jepet zhvillimit të transportit hekurudhor, si një transport me një kosto më të ulët dhe që ndikon më pak në ndotjen e ambientit.

28 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›