Kriza e fasonistëve, pasojë e tatimeve
Kriza që ka mbërthyer industrinë e veshjeve dhe këpucëve është vetëm pjesërisht pasojë e krizës globale, - thonë disa ekspertë të mirinformuar. Sipas tyre, politikat tatimore të pagave referuese si dhe taksa e sheshtë, të cilat u zbatuan që nga shtatori i vitit 2007, janë pjesa tjetër e problemit në këtë sektor.
Industria e veshjeve dhe këpucëve pësoi rënie të eksporteve gjatë muajve të fundit, ndërsa kompanitë e kanë të vështirë të përshtaten me kushtet e reja të krijuara nga kriza. Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë për rënie të eksporteve me 5 për qind, për grupin tekstile dhe këpucë, si dhe rënie në masën 30 për qind për eksportin e lëkurëve dhe produkteve të lëkurës për muajin janar ‘09 në bazë vjetore. Këto mallra nuk janë prekur nga luhatshmëria e çmimeve në tregun ndërkombëtar. Ka të dhëna që flasin për rënie të kërkesës për këto mallra nga Italia, por ekspertët besojnë se problemi më i madh është krijuar nga taksat. Eksporti i këpucëve të përpunuara në Shqipëri drejt Italisë pësoi rënie graduale që nga gjysma e dytë e vitit 2007 deri këtë vit. Kjo nuk lidhej me krizën botërore.
"Vendosja e pagave referuese ka barazuar koston e punës për të gjithë punonjësit, pavarësisht produktivitetit të tyre", - thonë ekspertët. Në rastin e veshjeve dhe këpucëve, kjo është një ///////e dukshme, për shkak se "puna" është realisht malli i eksportuar dhe konkurrenca konsiston në rendimentin në punë.
Politikat fiskale e kanë rënduar në të gjitha drejtimet sektorin e veshjeve dhe këpucëve. Është vendosur taksa referuese, taksa e sheshtë mbi të ardhurat personale, si dhe është rritur paga minimale zyrtare nga 12 mijë në 17 mijë lekë. Të gjitha këto masa kanë shtuar ngarkesën reale fiskale mbi produktin "punë" të industrisë së material-porositësve, taksa që rëndojnë pa marrë parasysh rentabilitetin e krahut të punës. Për pasojë, e gjithë industria ka humbur aftësinë konkurruese. Të gjitha vendet e rajonit ofrojnë një shërbim të tillë për kompanitë evropiane të modës. Kompanitë e modës e kanë jashtëzakonisht të lehtë të ndryshojnë prodhuesin e veshjeve të tyre. Industria e veshjeve ka rol të rëndësishëm shoqëror në Shqipëri për shkak se punëson rreth 30 mijë vetë, shumica dërrmuese e të cilëve janë gra dhe vajza.