E Diel, 1 Nëntor 2026

AMC ndihmon fëmijët e SOS

 

AMC ka ndërmarrë një nismë për vaksinimin e të gjithë fëmijëve të  fshatit SOS, për të parandaluar shfaqjen dhe prekjen nga virusi i gripit. Stinët më të ftohta të vitit gjithmonë shoqërohen me shfaqjen e formave të ndryshme të virusit të gripit. Fëmijët janë ata që preken më lehtësisht nga virusi i gripit. Në kuadër të përgjegjësisë sociale të kompanisë, AMC ka vendosur që t'i dhurojë fshatit SOS sasinë e nevojshme të vaksinave antigrip për të gjithë fëmijët e qendrës. Fëmijët e vaksinuar janë të moshave të ndryshme nga 2 deri në 15 vjeç. Me marrjen e vaksinës antigrip të 70 fëmijët e kësaj qendre do të jenë të imunizuar për gjatë gjithë stinës së ftohtë nga gripi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›