E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH: Rikthehet energjia, përfundojnë remontet

 

Kanë përfunduar remontet në linjat e tensionit të lartë. Drejtorit i tensionit të lartë për Tiranën Admirim Lakra, u shpreh se OSSH-ë nuk është duke aplikuar një grafik kufizimesh. Sipas tij, ndërprerjet e energjisë kanë ardhur si pasojë e remonteve në linjat e tensionit të lartë. Por ai theksoi, se tani për tani kanë përfunduar të gjitha punimet e parashikuara në linjat e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë nuk do të ketë më stakime me orë të gjata të energjisë elektrike. Ndërkohë Admirim Lakra, sqaron se përsa i përket furnizimit me energji elektrike, problematike mbeten zonat periferike të Tiranës dhe kjo si pasojë e rrjetit të amortizuar. Sipas drejtorit të tensionit të lartë, në ditët në vijim nuk do të kryen më remonte dhe për rrjedhojë nuk do të ketë më mungesa me ora të gjata të energjisë elektrike. Sipas tij, mund të ketë stakime të energjisë në rast defektesh. "Për këto raste ne kemi grupet e punës me specialistë, të cilët janë në gatishmëri", tha ai. Ndërkohë sipas të dhënave më të fundit nga KESH, ka nisur rënia e ujit në liqenin e Fierzës. Niveli i ujit në hidrocentralin më të madh të vendit është 265 metra dhe rënia ditore është 12 cm. Ndërsa kërkesa për energji është rritur ndjeshëm. Konsumi i energjisë ka arritur në 19.1 milionë kilovat/orë nga ku pjesa më e madhe është prodhim vendas.

Të dhëna në Fierzë

    265.06 m niveli i ujit në Fierzë
    105 metër kub në sekondë prurjet e ujit
    12 cm rënia ditore
    170.22 m niveli i ujit në Koman
    47 metër kub në sekondë prurjet anësore
    74.09 m niveli i ujit në Vaun e Dejës
    19.1 milionë kwh konsumi
    10.4 milionë kwh prodhimi
    8.7 milionë kwh importi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›