AMC, rikonstruksion tri shkollave në Gërdec
Kompania celulare AMC, pasi vlerësoi nevojat e komunitetit, vendosi të marrë përsipër rikonstruksionin e shkollës nëntëvjeçare dhe asaj të mesme të Vorës, si dhe të shkollës nëntëvjeçare të fshatit Marikaj.
Të tria këto shkolla pësuan dëmtime të rënda, duke e bërë të pamundur zhvillimin e mësimit. AMC, në një kohë rekord, bëri të mundur rihapjen e shkollave, duke rikthyer në klasat e tyre mbi 2000 nxënës. Për të parë nga afër punimet e përfunduara, ka shkuar sot në Vorë dhe Marikaj drejtori i Përgjithshëm i AMC, Stefanos Oktapodas dhe zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës, Halit Shamata, të cilët u shoqëruan nga kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili. Oktapodas, pasi shprehu keqardhjen e tij për tragjedinë e Gërdecit, theksoi se "AMC është pjesë e shoqërisë shqiptare dhe si e tillë e ndjen si detyrim të gjendet pranë komunitetit. Ne ndihemi krenarë që mundësuam rikthimin e nxënësve në këto shkolla. AMC do të vazhdojë të jetë pranë këtij komuniteti, në mënyrë që pasojat e shpërthimit të Gërdecit të minimizohen dhe situata t'i kthehet normalitetit". Gjithashtu ai premtoi se së shpejti AMC do të ngrejë bibliotekat për secilën shkollë, si dhe do të marrë pjesë në projektin e ndërtimit të kompleksit sportiv në shkollën 9-vjeçare të Marikajt. Më tej, AMC filloi një fushatë për mbledhjen e fondeve me anë të sms-ve, ku shumës totale iu shtua edhe kontributi i punonjësve të saj. Shuma e grumbulluar prej 1 milion lekësh iu dhurua Fondit për Mbështetjen dhe Rindërtimin e Gërdecit.