Zgjedhjet, Berisha: Pakti me aleatët
Partitë aleate nuk do të futen në Parlament
... përmes listave të PD-së, por mënyra e bashkëpunimit do të negociohet. Kryeministri Sali Berisha tregoi mbrëmë në një intervistë në emisionin "Opinion" negociatat me partitë e koalicionit dhe mënyrën se si bindi mbështetësit e presidentit Topi të hiqnin dorë nga kërkesa e tyre. Gjithashtu ai foli edhe për përgjegjësinë për Gërdecin, ndërkohë që shtoi se do të largohet nga politika aktive nëse do të humbasë zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Aleatët
Kreu i qeverisë tha dje se, në një kohë të përshtatshme do të diskutojë me aleatët për mënyrën se si do të shkojë në zgjedhje koalicioni i djathtë. Por ai hodhi poshtë në mënyrë kategorike se do t'u lërë vend në listën e PD-së, aleatëve të koalicionit. "E djathta ka disa variante, e para të krijojë një formacion të madh të përbashkët. E dyta është të gjejë format e koalicionit. Ky është proces negociatash, sepse këtu duhet ujdi. Nuk u kam ofruar kandidim aleatëve në listat e PD-së", u shpreh kryeministri Berisha.
Mbështetësit e Topit
Gjatë intervistës në "Opinion" kreu i qeverisë ka folur edhe për mënyrën se si ka negociuar me deputetët mbështetës të Topit, që kërkonin zgjedhjen e presidentit nga populli. "Opozita kundërshtonte sepse në një republikë parlamentare duhet të zgjidhet nga Parlamenti. U thashë deputetëve të mi që Sali Berisha në qoftë se e realizoni është plotësisht për zgjedhje nga populli. Por për të luajtur tango duhen dy. Unë nuk e bëj dot. Kemi komunikuar me Ramën, por nuk kemi kontaktuar, nuk ka qenë e nevojshme. Komunikim për këtë punë kemi. U thashë deputetëve të mi që nëse bindni PS-në 54 votat e grupit të PD-së i keni në zarf. Do votonim që të gjithë", u shpreh Berisha. Sipas tij, "Për mua uniteti i grupit ka një rëndësi shumë të madhe. Ata mblodhën firmat. Unë nuk mund të pranoja që të shkoja në votim me Ilir Metën dhe Skënder Gjinushin sepse kjo pastaj do ishte t'i fusja thikën tjetrit. Këtë se bëja dot. Si thoni ju, që të kaloja nenin 104 dhe 105 me socialistët dhe nenin tjetër me këta të tjerët".
Dorëheqja
Kreu i qeverisë është shprehur mbrëmë se, do të japë dorëheqjen nëse do të humbasë zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm. I pyetur se a do të largohet, Berisha shtoi se, do të respektojë verdiktin e popullit. "Kam vendosmëri absolute se do respektoj çdo verdikt të qytetarëve shqiptarë. Kjo është jashtë çdolloj diskutimi. Ditën që ata të rrëzojnë me votën e tyre Sali Berishën, unë pa asnjë diskutim që nuk do të kem veprimtari të organizuar politike, do të mbetem një fans i politikës, por do të riorganizoj jetën time në një mënyrë krejt tjetër", theksoi Berisha. Por nga ana tjetër ai u shpreh i bindur se do të fitojë edhe një mandat të dytë qeverisës. "Por ju harroni që ata më votojnë mua më shumë se këdo tjetër. Në vitin 2002 ishte sigla ime që mori 42% të votave dhe mi vodhën. Në 2005 nuk i morën dot. Tani unë s'mund t'u them shqiptarëve pse keni besim tek unë, por do të respektoj me seriozitetin më të madh verdiktin e tyre", bëri të ditur kreu i qeverisë.
Gërdeci
Lidhur me përgjegjësinë e tij për çështjen e Gërdecit dhe nëse do të duhej të jepte dorëheqjen të paktën si moralisht fajtor për këtë tragjedi, Berisha vijoi se, nëse do të kishte informacion lidhur me këtë çështje, ai, ndonëse nuk e artikuloi qartësisht për shkak të debatit në studio, la të kuptohej se do ta bënte një gjë të tillë. "Në qoftë se unë do të kisha pasur dijeni mbi bazën e ligjit, në qoftë se ligjet e vendit nuk do të më përjashtonin mua me të drejtë apo me të padrejtë nga njohuria e këtij problemi, në qoftë se shërbimet e vendit do kishin sjellë tek unë rrezikun natyrisht unë do...".
Bollano
Por ndryshe nga sa pritej, kryeministri Berisha nuk është shprehur qartë lidhur me përgjegjësitë e kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollano, për incidentet e pak ditëve më parë. Madje kreu u qeverisë la të kuptohet se nuk do ta shkarkojë kryebashkiakut e PBDNJ-së, teksa u shpreh se, nuk ka një kërkesë të tillë. "Në qoftë se ti del dhe thua që e ndjej veten kanadez, çfarë të bëj unë? Ne jemi një vend i lirë. Bollano thotë se unë e ndjej veten grek fund e krye. Nuk është bërë asnjë kërkesë për të shkarkuar Bollanon nga autoritetet rajonale vendore. Në qoftë se ti thua shkarko Bollanon se thotë që ndihet grek, unë s'mund ta bëj. Ke ndonjë garanci ti që ai tjetri që do vijë nuk do thotë që ndihet grek", u shpreh Berisha.