E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceka: Do krijojmë një pol të fuqishëm politik

Kryealeancisti Neritan Ceka tha dje se, Poli i Tretë në politikë sapo ka nisur të krijohet.

Sipas tij, LSI, PDS dhe PAD kanë krijuar tashmë koalicionin e ri, ku pritet të afrohen edhe shumë deputetë dhe intelektualë të shquar. Partia Aleanca Demokratike do t'i bashkëngjitet lëvizjes së iniciuar nga LSI për të kundërshtuar ndryshimet në Kushtetutë. "Mendojmë se, është koha e një sensibilizimi publik në Shqipëri, në momentin që është prekur Kushtetuta në ato nene që përjashtojnë vullnetin popullor". Sipas kreut të PAD-së, Ceka: "Ndryshimet kushtetuese të miratuara së fundi në parlament, detyrojnë popullin të votojë dy partitë e mëdha politike, pa i dhënë asnjë të drejtë të seleksionojnë të ardhmen e partive të vogla". Sipas tij këto ndryshime krijojnë një pushtet të jashtëzakonshëm të Kryeministrit, pa i dhënë asnjë pushtet Presidentit të Republikës si pika kyçe e balancave të pushteteve".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›