E Diel, 1 Nëntor 2026

Studioja holandeze, 2 projekte për Tiranën

Mbledhja e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Tiranës pati dje në fokus tre projekte.

zirina llambro

Veç aprovimit zyrtar të projektit belg për shndërrimin e sheshit "Skënderbej", u shqyrtuan dhe dy projektide, të prezantuara nga studioja holandeze VINIMAS. Bëhet fjalë për ngritjen e dy komplekseve të reja polifunksionale, njëra prej të cilave përballë Parlamentit dhe tjetra pranë digës së liqenit Artificial. "Njëri projekt është projekti fitues i konkursit për një godinë brenda planit të qendrës së Tiranës dhe projekti tjetër parashikon ngritjen e një godine. Të dy këto projekte së bashku, besoj do t'i japin qytetit dy pika referimi, dy modele të konceptimit bashkëkohor arkitektonik", u shpreh kryebashkiaku Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetari i KRRT. Këto projekte do të shqyrtohen edhe në mbledhjet e ardhshme ku pritet të bëhet edhe miratimi për nisjen e tyre nga puna.
Projekti i parë
Projekti i parë i studios holandeze është quajtur "Toptani Arcades". Ai parashikon ngritjen e një objekti polifunksional 7 kate, me 1 kat shërbime dhe 3 kate parkim nëntokë, në rrugën "Murat Toptani" (përballë Parlamentit). Ndërtesa do të ketë program miks, komercial dhe zyra. Arkitekti Winy Maas prezantoi një strukturë në formë dinamike e cila ofron surpriza, nëpërmjet artikulimit të pasazheve, të cilat do të jenë shkëlqyese nga brenda dhe projektuese nga jashtë. 4 hyrje që bashkohen në qendër. Fasada nga njëra anë do të jetë me xhama dhe ana tjetër me reklama. Godina prezanton disa hapje (çarje) që lejojnë komunikimin jashtë-brenda e anasjelltas.
Projekti i dytë
Ky projekt parashikon ngritjen e një kompleksi banimi dhe shërbimesh komerciale. Objektet do të jenë 3 dhe 9 kate, me 2 kate parkim nëntokë, në rrugën "Sami Frashëri". Eshtë quajtur "Lake Side Hall", pasi pozicionohet pikërisht në afërsi të liqenit Artificial. Ai do të jetë i pjerrët në favor të pamjes nga liqeni. Në këtë mënyrë të gjitha apartamentet e banimit do të kenë mundësi të shijojnë, pa shqetësuar të tjerat, kodrat e liqenit. Për të evituar trafikun në këtë zonë është parashikuar edhe ndërhyrja në rrugët përreth. Do të bëhet zgjerimi dhe rehabilitimi i tyre në mënyrë edhe vizitorët e kompleksit të depërtojnë lehtësisht në zonë.

Tek liqeni Artificial

    Kompleks banimi dhe shërbimesh komerciale

    Objektet do të jenë 3 dhe 9 kate

    Do të kenë 2 kate parkim nëntokë

    Do të jetë i pjerrët në favor të pamjes nga liqeni

    Parashikohet edhe ndërhyrja në rrugët përreth

Tek Parlamenti

    Objekt polifunksional 7 kate, me 1 kat shërbime

    Do të ketë 3 kate parkim nëntokë

    Ndërtesa do të ketë apartamente dhe zyra

    Janë 4 hyrje që bashkohen në qendër

    Fasada nga njëra anë me xhama dhe ana tjetër me reklama

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›