“Shqipëria në NATO në 2009”
Ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Daniel Fried, deklaroi dje se me këtë ritëm reformash Shqipëria dhe Kroacia do të anëtarësohen plotësisht në NATO në prill të vitit të ardhshëm.
Më datë 23 prill 2008, ora 13:00, u mbajt në Kongresin e SHBA një seancë dëgjimore e organizuar nga Nënkomiteti për Çështjet e Evropës pranë Komitetit të Politikës së Jashtme së Dhomës të Përfaqësuesve. Tema e seancës ishte: "Samiti i Bukureshtit dhe rruga drejt NATO-s" dhe të ftuar për të folur e për të dhënë informacion rreth saj ishin z. Daniel Fried, ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë; dhe z. Daniel Fata, zv.asistenti i Sekretarit të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe të NATO-s. Duke folur në seancë, kongresmeni Joe Willson (South Carolina) tha se kishte dëgjuar përpara shumë vitesh "Radio Tirana" dhe se sot ishte i impresionuar që Shqipëria nga një vend i izoluar "maoist", përkrahë gjerësisht anëtarësimin në NATO. Në vijim ai i drejtoi një pyetje ndihmës sekretarit të Shtetit, Dan Fried, se pas marrjes së ftesës cilat janë procedurat për anëtarësim të plotë dhe se kur mund të bëheshin Shqipëria dhe Kroacia anëtare të NATO-s? Në përgjigjen e tij, z. Fried, pasi sqaroi procedurat postftesë të ratifikimeve dhe vazhdimit të bisedimeve politiko-teknike, deklaroi se kjo procedurë mund te zgjasë një vit, apo diçka më shumë. Por, ai shprehu bindjen se Shqipëria dhe Kroacia, me këtë ritëm reformash, do të bëhen anëtare të Aleancës brenda një viti, pra në prill 2009.