E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC sjell 2000 minuta dhe internet nga “What’s Up”

AMC, gjatë vitit 2010, u ofron më tepër zgjedhje komunikimi abonentëve “What’s Up”, komunitetit më të madh rinor. Nga 8 shkurti, të gjithë abonentët “What’s Up” kanë mundësi të komunikojnë më shumë, kjo falë ofertës së re, e cila përfshin 2000 minuta bisede falas brenda grupit, internet falas dhe mesazhe “Zlango” falas e pa limit për dy javë. Abonentët “What’s Up” mund të flasin më gjatë, ditë e natë dhe të kenë botën e internetit në celular. Gjithashtu mund të dërgojnë mesazhe “Zlango” falas. Këtë ofertë abonentët mund ta përfitojnë deri në dy herë në muaj, kështu të shijojnë mundësi të shumta komunikimi. 2000 minuta kohë bisede mund t’i merrni lehtë, sepse AMC-ë jua ofron nëpërmjet dy mënyrash. Mund të hyni në menynë “AMC Easy” (#100#) ose mund të dërgoni SMS me tekst 2000 në numrin 15152. Me të njëjtat mënyra mund të kontrolloni minutat e mbetura nga oferta; mjafton të hyni në “AMC Easy” ose të dërgoni SMS me tekst “BA” në numrin 15152. Abonentëve “What’s Up” u pëlqen të flasin e të komunikojnë. AMC ofron produktet më interesante dhe të përballueshëm, me qëllim që çdo kategori abonentësh të plotësojë më së miri nevojat e tyre të komunikimit.

9 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›