E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC sjell “Reamonn” në Tiranë

AMC e sheh botën si ti, plot me dashuri dhe muzikë. Ndaj në prag të Shën Valentinit, të shtunën më datë 13, AMC do t’u bëjë një dhuratë të veçantë abonentëve të saj: organizimin e një koncerti të madh në Pallatin e Kongreseve me grupin e famshëm rok “Reamonn”. Ata do të këndojnë live hitet e tyre më të njohura. AMC ka ofruar 1000 bileta falas për abonentët e saj që u bënë pjesë e shorteut të organizuar me këtë rast, duke dërguar një SMS falas me tekst AMC në numrin 15177, ose duke marrë pjesë në shorte nëpërmjet menysë AMC Easy. Ndërkohë të gjithë abonentët e paketës AMC pwr 2 janë regjistruar automatikisht në shorte. Të gjithë fituesit e shorteut u lajmëruan nëpërmjet një SMS. “Reamonn” wshtw Grupi prej pesë muzikantësh është formuar në vitin 1998 në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë. Emrin e kanë marrë nga vokalisti i tyre, këngëtari irlandez Reamonn Garvey. Koncertin e parë e kanë dhënë natën e ndërrimit të viteve, 1998, në Stokac. Albumi i parë i tyre është “Tuesday”, me produksion të Steve Lyon. Kënga e parë e tyre “Supergirl” u kthye menjëherë në hit dhe u bë nga këngët më të transmetuara në radiot gjermane në vitin 2000. Që atëherë kanë fituar sukses dhe kanë marrë pjesë në shumë festivale dhe koncerte.

11 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›