Madona, I pëlqejnë meshkujt “kukulla”, zë të dashur të ri
Jesus ishte 23, Xhon është 25. Nuk është e vështirë të kuptohet se Madonës i pëlqejnë të rinjtë. Majde shumë më shumë se të rinj, bëhet fjalë për djelmosha duke pasur parasysh moshën e saj 51. Sapo përfundoi historia me djalin-kukull Jesus Luz, në horizont shfaqet Xhon Kortajarena: i bukur, me trup të skalitur. Ai është model ashtu si edhe paraardhësi i tij. Bukuroshi ka punuar për Emporio Armanin, Cavallin dhe Tom Ford, i cili ka preferuar ta ketë edhe pjesë të fimit të tij “A Single Man”. Nuk ka kaulaur as një javë qekur mediat deklaruan se Madona dhe Jesus ishin ndarë edhe pse të dy ishin fotografuar në krahët e njëri-tjetrit në Brazil, duke luajtur me fëmijët e saj. Ata kishin planifikuar edhe një sfilatë karnavalesh e cila do të zhvillohej më 14 shkurt në Rio de Zhaneiro. Por jo çdo gjë shkon ashtu siç programohet. Historia e tyre përfundoi për t’i lënë vendin një tjetër marrëzie të Madonës me një të ri tjetër, po aq të ri sa edhe i pari.
11 Shkurt 2010