E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heidi Klum, kuti surprizash për bashkëshortin Seal

Nuk mbaron kurrë së foluri për martesën perfekte dhe për këtë arsye as Shën Valentini nuk mund të kalonte në heshtje. Hedi klum po përgatit një paku surprizash për bashkëshortin Seal. E impenjuar me përgatitjet e shout televiziv ”Runway”, la top modelja vështirë se mund të mos e kalojë atë ditë në shtëpi. “Do t’i bëj dhuratë një pako me gjera të ndryshme. Do të jetë një eksplozion dhuratash të mbështjella në formë zemre, të brendshme seksi, produkte për trupin si dhe çokollata”, është prehur Klum. Ajo me këtë rast ka tërhequr vërejtje për të gjitha femrat, të cilat shqetësohen për shtimin në peshë pas lindjes së një fëmije: “Gjithçka transformohet në një dramë. Nëse një femër vazhdon të bëjë jetën e mëparshme, duke mos ndenjur gjithë ditën e ulur në divan, gjithçka do të kthehet si më parë, edhe trupi i saj”. Sekreti i saj? Ushtrimet fizike. “Nuk e kam parë kurrë si diçka që më ndihmon të jem në formë. Ushtrimet më ndihmojnë edhe për gjendjen psikologjike dhe për këtë jam e lumtur”.

11 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›