E Diel, 1 Nëntor 2026

AMC sponsorizon vaksinimin anti-grip të fëmijëve të fshatit “SOS”



AMC i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Fshatit të Fëmijëve “SOS” për ndihmë në vaksinimin kundër gripit të fëmijëve. Mbi 80 fëmijë rezident në këtë institucion kanë marrë vaksinën anti-grip për të parandaluar shfaqjen dhe prekjen nga virusi i gripit.
Me afrimin e stinëve të ftohta fillon e shfaqet edhe gripi, i cili prek kryesisht fëmijët. Për këtë arsye AMC ka ndërmarrë një nismë për vaksinimin e të gjithë fëmijëve të fshatit “SOS” si edhe të personelit që punon me fëmijët. Ky është viti i dytë që në kuadër të Përgjegjësisë Sociale të Kompanisë kompania lider në telefoninë celulare në Shqipëri, AMC, ka vendosur që t’i gjendet pranë fshatit “SOS” me sasinë e nevojshme të vaksinave anti-grip për të gjithë fëmijët e kësaj qendre. Drejtoresha e Fshatit të Fëmijëve “SOS”, Teuta Shkenza, ka falenderuar AMC që gjithmonë ka mbështetur dhe i është gjendur pranë fëmijëve të kësaj qendre. Edhe në emër të institucionit që ajo drejton, Shenza ka vlerësuar përkujdesjen që AMC ka treguar kundrejt fëmijëve të kësaj qendre për të dytin vit radhazi. AMC ka premtuar që do të jetë pranë fëmijëve të Fshatit SOS edhe në të ardhmen duke ndihmuar jo vetëm me vaksinimin por edhe në fusha të tjera.
Fshati i Fëmijëve “SOS” përkujdeset për fëmijë të cilët kanë humbur prindërit e tyre ose nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre për arsye të ndryshme dhe si rrjedhojë kanë nevojë për një shtëpi të re dhe të qëndrueshme. Aty strehoen fëmijë të moshave të ndryshme, nga dy deri në 15 vjeç. Me marrjen e vaksinës anti-grip të 70 fëmijët e kësaj qendre do të jenë të imunizuar për gjatë gjithë stinës së ftohtë nga gripi. Këtë vit AMC prezantoi, për herë të parë në Shqipëri, projektin e kontributit nëpërmjet mesazheve, i quajtur “Mesazhe shprese”. Në kuadër të tij, kompania AMC i dhuroi Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” një shumë të konsiderueshme nga të ardhurat e grumbulluara prej SMS të Vitit të Ri. Gjithashtu AMC ka kontribuar në përmirësimin e kushteve të disa shkollave në vend duke i rikonstruktuar, në vizitat e herëpashershme që organizon në Shtëpitë e Foshnjave dhe Fëmijëve apo në publikime si manuali “Jeto Shëndetshëm” i cili u drejtohet adoleshentëve.

BONOT

Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 92.59 +0.73
EURO EUR 137.84 -0.17
Poundi Britanik GBP 151.91 +2.08
Franga Zviceriane CHF 90.98 -0.31
Jeni Japonez (100) JPY 100.72 +0.60
Dollari Australian AUD 85.02 +0.03
Dollari Kanadez CAD 86.84 -0.32
Ari(OZ 1) XAU 96233.50 -602.04
Argjend(OZ 1) XAG 1579.51 -40.92

Burimi: BSH, përditësimi i fundit: 12:05:36, 27.10.2009

Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 4.25%
12M 12-mujor 7.90%
6M 6-mujor 6.85%
3M 3-mujor 5.88%
1M 1-mujor 5.67%
1Ë njëjavor 5.15%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.95%
1Ë njëjavor 6.42%
o/n njëditor 6.39%
12M 12-mujor 9.43%
6M 6-mujor 8.38%
3M 3-mujor 7.41%

Burimi: BSH, përditësimi i fundit: 26.10.2009

28 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›