E Diel, 1 Nëntor 2026

AMC surpriza me rastin e festave

 

AMC sjell shumë surpriza gjatë kësaj periudhe festash. Për abonentët me parapagesë ALBAKARTA, AMCKARTA dhe What's Up, që prej datës 2 dhjetor, ka filluar shorteu promocional. 1 milion minuta, 1 milion SMS dhe 1 milion MMS do të dhurohen në këtë fundvit. Abonentët mund të marrin pjesë në këtë shorte nëse e rimbushin kartën gjatë dhjetorit me të paktën 2,000 lekë. 30 000 fitues do të përfitojnë 100 minuta kohë bisede falas, 100 SMS falas brenda rrjetit dhe 100 MMS falas brenda rrjetit. Fituesit do të shpallen në datën 5 janar, në prani të një noteri. Edhe abonentët AMCKARTA kanë dhuratat e tyre. Abonentët AMCKARTA nëpërmjet menysë AMC Easy të blejnë 40 minuta, me të cilat mund të flasin 8.3 lekë/min (pa tvsh) me të gjitha rrjetet kombëtare. Këta abonentë kanë tashmë edhe shërbimin Friends & Family, ku jepet mundësia për të komunikuar me 3 numrat më të preferuar, duke përfituar 50 % ulje të tarifave pas sekondës së dytë të bisedës. Grupi Friends & Family përbëhet nga 3 numra, dy prej të cilëve janë numra AMC dhe numri i tretë mund t'i përkasë çdo rrjeti kombëtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›