Arqile Gorea: “Posta Shqiptare po shkon drejt standardeve europiane”
Kreu i Postës: Zgjodhëm Postën Italiane si model shërbimi dhe të ardhurash. Porosia e Berluskonit për Presidentin e Postës së Italisë, Massimo Sarmi
Një ditë pas kthimit nga Shqipëria, kryeministri italian ka takuar drejtuesit e Postës së Italisë për të parë nga afër arritjet e saj në fushën e shërbimeve ndaj klientit. Shefi i qeverisë italiane është informuar se një delegacion i Postës Shqiptare ndodhej për vizitë në Postën Italiane. I mbushur nga entuziazmi i vizitës në Shqipëri, në takimin që kishte pasur me kryeministrin Sali Berisha, zoti Berluskoni ka kërkuar që të ndihmohet Posta Shqiptare. “Këto që po shoh unë duhet t’ua tregoni edhe drejtuesve të Postës Shqiptare që edhe ata të shkojnë drejt standardeve europiane. Për këtë i lipset ndihma jonë. Të jeni të hapur që të tregoni gjithçka që ata kërkojnë. Duhet të ofroni të gjithë asistencën e duhur dhe të ofroni bashkëpunim në çdo aspekt të nevojshëm për Postën Shqiptare, që ajo së shpejti të jetë në të njëjtin nivel me standardet tona” – ka thënë z. Berluskoni. Mesazhi i lënë nga Silvio Berluskoni në përurimin e një qendre të monitorimit për Postën Italiane në Romë i është komunikuar drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare, Arqile Gorea, në vizitën e tij zyrtare 3-ditore në Itali, nga Presidenti i Postës Italiane, Massimo Sarmi. Duhet theksuar fakti që qeveria italiane i ka deleguar postës pa rezerva të gjitha shërbimet e institucioneve shtetërore, duke e konsideruar atë si partnere në zbatimin e misionit të saj ndaj qytetarëve. Gjithashtu, Posta Italiane është operatori i dytë i telefonisë celulare në Itali pas telekomit. Gjatë kësaj interviste, z. Gorea shpjegon synimin e vizitës së delegacionit shqiptar në Itali. Ja si shprehet më tej ai:
Z. Gorea, cili ishte qëllimi i vizitës suaj në Itali?
Në Itali punon dhe jeton një komunitet i madh shqiptarësh, të cilët për asnjë çast nuk i humbasin lidhjet e tyre me Shqipërinë. Edhe në vendin tonë ndodhet një komunitet i madh investitorësh italianë, që nga Shqipëria mbajnë lidhjet me gjithë botën. Në kuadrin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe perspektivës së qartë të bashkëpunimit, dy kompanitë marrin angazhim për t’u shërbyer sa më mirë komuniteteve tona. Shqipëria mund të bëhet një pikë e fuqishme tranziti për shërbimet postare në Ballkan dhe më gjerë. Në kuadrin e bashkëpunimit ekzistues prej vitesh mes dy postave tona, me ftesë të Postës Italiane kemi zhvilluar një takim bilateral me qëllim shkëmbimin e eksperiencave mes dy administratave. Posta Shqiptare aktualisht është në procesin e aplikimit të objektivave të caktuara strategjike, në funksion të zhvillimit të teknologjive të reja në fushën e shërbimeve postare dhe financiare ndaj dhe ne kemi zgjedhur si model zhvillimi Postën Italiane. Në takimin me palën italiane kemi diskutuar problematikat e bashkëpunimit reciprok në lidhje me: IT (Teknologjinë e Informacionit), rritjen e trafikut postar dhe të pakove me postë tokësore, përmirësimin e cilësisë së shërbimit në fushën postare, pakove dhe EMS, shërbimeve financiare dhe transferimit të fondeve nëpërmjet Eurogiro, asistencës teknike dhe juridike në krijimin e Post-bankës Shqiptare.
Në takimin me drejtuesit e Postës së Italisë dhe presidentin e saj, Massimo Sarmi, a i keni bërë prezent arritjet e Postës Shqiptare?
Posta Italiane është modeli ynë. Nga investigimet tona ka rezultuar se modeli i Postës Italiane në kushte aktuale, ku ndodhemi ne, është më i miri, pasi nga eksperienca e Postbankave të tjera, krijuar me kapital privat, me fillimin e aktivitetit të Postbankës janë okupuar asetet dhe është nxjerrë jashtë loje posta. Modeli i saj është modeli i bashkëjetesës midis shërbimit postar dhe atij financiar. Vizita jonë në Itali nuk ishte vetëm për hir të simpatisë, por edhe për t’u bërë prezent realitetin e ri të Postës Shqiptare. Gjatë tre viteve të fundit është trefishuar trafiku i objekteve postare dhe është ulur rreth 90 për qind numri i reklamacioneve. (Para 3 vitesh, në vitin 2005, patëm 2500 reklamacione për 5 mln objekte postare të qarkulluara, kurse në 2007-n në 15 mln objekte postare janë vetëm 450 reklamacione). Nga 45 shërbime në vitin 2005, tashmë ofrohen 73 shërbime. Konfirmova dhe faktin se është bërë një punë e mirë në IT, ku aktualisht janë në rrjet komunikimi online të gjitha filialet, por jemi në hapat e para të zhvillimit të teknologjisë dhe informacionit. Theksova faktin se zyrat postare tashmë janë prezente në pikat doganore, kufitare, në çdo komunë e fshat (po shkojmë drejt zyrës postare universal) si dhe faktin që në luftën kundër informalitetit qeveria shqiptare, me një vendim të veçantë, i ka deleguar Postës Shqiptare të drejtën për të kryer veprimet e bankave të nivelit të dytë, aty ku mungon rrjeti bankar. Një prezantim i veçantë iu bë edhe rrjetit të transportit të Postës Shqiptare, që mbulon të gjithë territorin e Shqipërisë dhe ofron tarifa preferenciale për të gjithë klientët me (50% të vlerës së tregut). Në kuadrin e prezantimit më duhet të shtoja dhe faktin e implementimit të IPS-së, si dhe bërjes së Shqipërisë me kod postar dhe tashmë jemi në fazën e implementimit. Drejtuesve të Postës Italiane u konfirmova faktin se Posta Shqiptare nga një koncept i humbur është kthyer në një nevojë të klientëve shqiptarë për të përmbushur kërkesat e tyre për shërbime financiare e postare. Ky është starti i Postës Shqiptare drejt zhvillimeve të reja për të arritur standardet bashkëkohore dhe ne i kemi vënë si qëllim vetes: rritjen e cilësisë së shërbimit, informatizimin masiv të çdo zyre postare (revolucionarizimin financiar të fshatit dhe zonave rurale). Duke pasur parasysh që Posta Shqiptare kryen shërbimet e bankave të nivelit të dytë, por në dallim nga ato, ka infrastrukturën më favorizuese në tërë vendin, mendojmë se krijimi i Post-Bankës Shqiptare nuk është më një projekt, por është kërkesë e kohës për t’u bërë realitet. Vlerësova klimën e shkëlqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, që kulmoi me vizitën e kryeministrit të Italisë, z. Silvio Berluskoni, e firmosjes së shumë iniciativave me vlerë rreth 2.5 mld euro. Ne besojmë që edhe dy kompanitë tona do të jenë pjesë e këtij bashkëpunimi dhe eksperienca e tyre nuk do t’i mungojë Postës Shqiptare.
Cili ishte reagimi i Presidentit të Postës Italiane, Massimo Sarmi, pas këtij prezantimi të Postës Shqiptare dhe për çfarë ratë dakord për bashkëpunim?
Presidenti i Postës Italiane, Massimo Sarmi, u tregua i vëmendshëm për të gjitha ndryshimet e arritura gjatë tre viteve të fundit nga Posta Shqiptare. Ai na përgëzoi duke e quajtur takimin tonë vetëm startin e një bashkëpunimi reciprok mes dy administratave. Zoti Sarmi shprehu gatishmërinë që specialistët e dy kompanive të hartonin platformën mbi fushat e bashkëpunimit duke organizuar takimet dypalëshe për të verifikuar më nga afër gjendjen aktuale të Postës Shqiptare dhe për të përcaktuar drejt fushat e investimit. Z. Sarmi garantoi mbështetjen e Postës Italiane për projektet e zhvillimit të Postës Shqiptare në kuadrin e bashkëpunimit jo vetëm mes dy administratave, por dhe dy qeverive.
Kryeministri Silvio Berluskoni u kishte lënë porosi homologëve tuaj për mbështetje ndaj Postës Shqiptare. A mund të na thoni si ndiheni nga ky përkushtim qeveritar italian?
Nuk ka se si të mos ndihemi mirë kur shohim dhe përkushtimin e kryeministrit italian Silvio Berluskoni, ky mik i shqiptarëve, për t’i ofruar ndihmë Postës Shqiptare. Ky fakt na është pohuar nga vetë Presidenti i Postës Italiane Massimo Sarmi dhe morëm premtimin se së shpejti do të konkretizohet kjo ndihmë. Po presim të fillojë sa më shpejt bashkëpunimi. Në fillim të vitit pritet të vijnë dhe grupet e para të specialistëve nga Posta e Italisë në Shqipëri.
Qeveria italiane a i realizonte shërbimet e saj ndaj qytetarëve sikurse Posta Shqiptare?
Po, qeveria i kishte besuar postës të gjitha shërbimet postare dhe financiare si dhe shërbimin ekspres si dhe pasaportat, certifikimet, lejet e qëndrimit që merren në polici, legalizimet etj. Kjo për faktin se qeveria italiane e shikonte postën si gjigantin e komunikimit me qytetarët për plotësimin e nevojave të klientëve dhe vetë kërkesave të institucioneve. Pikat më të forta të Postës Italiane në përgjithësi janë ato që janë në të gjithë sistemin postar: dmth rrjeti që mbulon të gjithë territorin e vendit dhe shumëllojshmëria e shërbimeve dhe kontaktet më intensive me klientin. Por, karakteristike për Postën Italiane ishte suporti i madh e i vazhdueshëm nga qeveria. Posta italiane ka bërë një revolucion në fushën e shërbimeve bankare dhe financiare duke pasur licencën e Post-Bankës të ndërtuar në një stil krejt origjinal, jo me partner të jashtëm, por brenda postës. Ka filluar të aplikojë një revolucionarizim financiar jo vetëm në zonat centrale, por edhe rurale. Për këtë, ajo ka hedhur në treg një format të ri, kartë (celulare) me anë të së cilës bëhen transferta elektronike të parave në kohë reale, jo vetëm brenda Italisë, por edhe në Shqipëri dhe në të gjithë botën. Për këtë i vjen në ndihmë licenca e telefonisë celulare, e cila funksion brenda postës me vullnetin e qeverisë. Në saje të investimeve në teknologji, këta pesë vitet e fundit, të cilat kapnin shifrën e 2.5 bilionë eurove, ishte arritur një nivel i lartë i teknologjisë së informacionit. Kështu, Posta Italiane zotëronte databazën më të madhe të klientëve në Itali e cila përdorej edhe nga institucionet e tjera shtetërore, madje nga qeveria italiane sipas nevojave. Menaxhimi i operacioneve në saje të teknologjisë së lartë të aplikuar bëhej deri në detajin më të fundit të kryerjes së shërbimit dhe monitorohej në kohë reale.
11 Dhjetor 2008