Protestat dhe grevat kundër qeverisë paralizojnë Greqinë
Sindikatat hodhën poshtë apelin e Karamanlis për të anuluar tubimin.
Blerina Olldashi
Greva e planifikuar njëditore kundër politikave ekonomike të qeverisë ka paralizuar dje mbarë Greqinë. Me mijëra persona u mblodhën në qendrën e Athinës në sheshin “Omonia” dhe në sheshin përpara parlamentit dhe qëlluan me gurë e sende të forta mbi forcat policore. Shumë protestues u grumbulluan pranë Gjykatës së Athinës ku do të paraqiten personat që akuzohen si përgjegjës për vrasjen e 15-vjeçarit. Policia hodhi gaz lotsjellës kundër protestuesve që gjuanin me gurë dhe bomba zjarri gjatë përleshjeve. Nga këto trazira janë plagosur disa veta dhe janë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike. Greva e djeshme ishte paralajmëruar të zhvillohej më parë, por ngjarja e fundit bëri që nga një protestë e sindikatave të shndërrohej në një protestë gjigante, duke bërë që njerëzit të reagonin ashpër ndaj vrasjes së të riut nga një polic. Sindikatat në këtë mënyrë hodhën poshtë apelin e kryeministrit Kosta Karamanlis për të anuluar tubimin e madh. Zemërimi i protestuesve u ndez nga skandalet për korrupsion të qeverisë dhe perspektiva e varfër ekonomike për shumë grekë. Dhuna u bë më e madhe ditën e martë kur trupi i Aleksis Grigoropoulos u vendos në varrezat e qytetit jo shumë larg bregut të detit. Protestuesit u përplasën me policinë e ndërhyrjes së shpejtë dhe njëri prej policëve përdori pistoletën duke shtënë në ajër në formë paralajmërimi për të shpërndarë turmën. Trazirat u përhapën në periferitë Paleo Faliron, Nea Smirni dhe drejt zyrave qendrore të policisë. Por në mbrëmje u duk se atmosfera ndryshoi, kur një ceremoni u mbajt jashtë parlamentit. Rreth 200 veta, me qirinj në duar, u përpoqën të tregonin një fytyrë më paqësore të protestës. Kryeministri Kostas Karamanlis e kaloi ditën në bisedime me presidentin dhe udhëheqës të partive të opozitës në përpjekje për të arritur një konsensus përsa i takon mënyrës se si do të vendosej rendi. Ai i akuzoi protestuesit si armiq të demokracisë. Udhëheqësi kryesor i opozitës, Jorgos Papandreu, i bëri thirrje z. Karamanlis të jepte dorëheqjen dhe të shpallte zgjedhje të reja. Policia nga ana e saj ka arrestuar rreth 200 veta. Nuk është e qartë nëse në mesin e tyre janë edhe aktivistë veteranë që besohet se kanë orkestruar dhunën.
11 Dhjetor 2008