E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreditorët e papunë të paguajnë 30% të interesit

 

Tirana B ka marrë masa për të mbështetur të gjithë klientët që kanë humbur vendin e tyre të punës dhe po përballen me vështirësi financiare gjatë kësaj periudhe. Kjo strategji synon të mbështesë një nga segmentet më shqetësuese të shoqërisë shqiptare që ka prekur një numër të konsiderueshëm të popullsisë së vendit tonë. Në këtë drejtim, Tirana Bank ka vendosur të ndihmojë klientët e saj që po përballen me vështirësi në pagesën e këstit mujor të kredive të tyre karshi bankës. Sipas kësaj politike të re, Tirana Bank iu jep mundësinë kreditorëve të paguajnë vetëm 30% të interesit së kredisë së tij, ndërsa pjesa e mbetur e kapitalit do të zhvendoset në fund të periudhës së kredisë për t’u rishpërndarë sërish në vitet që vijnë. Kjo i jep klientëve mundësinë të përballojnë pagesën e kredisë së tyre, duke paguar në këtë mënyrë një shumë të vogël, e cila do të jetë fikse për një vit. Kjo politikë do të lehtësojë mundësinë e pagesave për ata individë që kanë humbur punën e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›