Mandatet e PS, Topalli: Do t’i drejtohemi KQZ-së
Për çështjen e mbarimit të mandatit të deputetit, kryeparlamentarja Jozefina Topalli shprehet se do t’i drejtohet KQZ-së. Në emisionin televiziv “Ora e debatit” të gazetarit Alfred Peza, Topalli deklaroi se deputetët duhet të lexojnë Kushtetutën dhe për çështjen e mbarimit të mandatit do ta vendosë KQZ-ja në kohën e duhur.
PS ka 8 kushte dhe më i forti është hapja e kutive të votimit në disa qarqe, por nga ana tjetër është kundërshtuar nga lideri i maxhorancës, Berisha. A ka jashtë këtyre deklarimeve ndonjë përçapje për të bërë negociata dhe ofruar negociata?
Për asnjë ditë dhe asnjë moment nuk mungon vullneti i Kryeministrit Berisha dhe Kuvendit për të negociuar, qoftë dhe me kreun e PS-së, për të bërë të mundur që në momentin që vijnë në Parlament të hetojnë dhe shqyrtojnë çdo gjë që është brenda ligjit dhe Kushtetutës.
Përtej raporteve maxhorancë-opozitë. Nëse flasim me gjuhën ligjore, ju i thoni opozitës se nuk mund të hapim kutitë se nuk mund të shkelim Kushtetutën. Ju si Kryetare e Kuvendit, besoj se keni shfletuar ligjet e Rregulloren e Kuvendit dhe kërkuar asistencën e juristëve. Nga pikëpamja ligjore, deri kur e kanë afatin deputetët e opozitës të qëndrojnë ligjërisht jashtë Kuvendit?
Nëse më lejoni, do të doja të jepja një shpjegim sepse ne jemi në një moment, kur zoti Peza tha nëse ka krizë. Shqipëria është në momentin e një kandidate potenciale për anëtare në BE, jemi në një moment kyç të rëndësishëm historik ku ndoshta brenda një muaji, pas konstituimit të parlamentit gjerman, do të realizojë dhënien e statusit ose të merret në shqyrtim kërkesa e Shqipërisë apo dhe liberalizimit të vizave. Në këtë moment, ku çdo forcë politike do të ishte më krenare se asnjëherë, do të kishte sensin e përgjegjësisë më të madhe se çdo moment tjetër, por edhe për të fituar pikë politikisht, nuk do të kishe lejuar kurrë që të humbte këto momente të mëdha për të mos qenë pjesë. Natyrisht që lëndon mungesa e opozitës në Parlament, absolutisht që lëndon, por nuk besoj se mund të bëhet pengesë për këto procese të rëndësishme. Ato do të bojkotojnë edhe zgjedhjet e pjesshme lokale. Cila është arsye që kutitë e votimit nuk mund të hapen? Është e vërtetë që Edi Rama i ka bërë kërkesë KQZ-së dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor i kanë rrëzuar si jo të ligjshme, por si antikushtetuese. Kolegji është shprehur se hapen kutitë kur ekzistojnë kontestime. Në momentin që s’ka kontestime nuk ka as rinumërim.
Këto janë diskutuar gjithë këtë periudhë, problemi është të shpjegojmë?
Më lejo, këto janë gjëra ligjore me të cilën bazohet sistemi me të cilin ne funksionojmë. Nëse Edi Rama më thotë mua se ti në Parlament do të ngresh një komision hetimor dhe do të marrësh një vendim politik për të rrëzuar një vendim të gjyqësorit, unë i them stop se kam 20 vjet që e kam kaluar periudhën, partia është mbi të gjitha. Nuk mund të pranoj që partia dhe shteti janë një. Kështu i bie që Parlamenti, gjyqësori nuk kanë pse të ekzistojnë më mjafton vetëm një kërkesë e një kryetari partie. Dhe kur? Në një kohë kur Kolegji Zgjedhor është instanca e vetme dhe e fundit ekzistuese.
Edhe Gjykata Kushtetuese në atë kohë bëri një vendim i tillë?
Kurrë zoti Berisha nuk ka kërkuar rinumërim. Është e pakrahasueshme 2001 me 2009, është si nata me ditën. Ka qenë një proces i kontestueshëm kur mes Dushkut, zonë elektorale lindin 10 deputetë, kur zgjedhjet shkonin në 5 raunde. Ne kemi pasur atëherë si PD-së prova materiale, shkresore, filmike kanë ndryshuar raportin OSBE-ja dhe ODIHR, duke thënë se ky Parlament nuk mban legjitimitetin e popullit. E kundërta ndodh me këto zgjedhje, në raporte thuhet se Shqipëria përmbushi kërkesat kryesore të OSBE-së.
A jeni të gatshëm për të bërë një koncesion me opozitën për këtë. Për të lëshuar?
Absolutisht për të plotësuar çdo kërkesë të tyre që në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin në Parlament. Tek ne do të gjejë fleksibilitet. Kaq mund të bëjmë. Unë e di se ato lëndojnë me bojkotin. Kriza nuk është në Parlament, është aty ku është te PS-ja, por nuk them se nuk ndikon. Edi Rama e ka gabim nëse mendon se mund të pengojnë procesin e liberalizimit të vizave, gabon rëndë.
I kërcënojnë deputetët me heqjen e mandatit, me përfundimin e mandatit. Me 6 mars do të jenë më deputetë. Ka ndonjë shpjegim nga ana e kryetares?
Kushtetuta është Kushtetutë dhe Rregullorja është rregullore. Gjërat janë të shkruara qartë.
Nuk janë të shpjegu-eshme duan interpretim. A janë deputetët e opozitës me status?
Deputetët e opozitës nuk e kanë statusit e deputetit.
Ato që kanë qenë deputet e kanë?
Meqenëse më kujtuat edhe një letër. Kur marrin mandatin e KQZ-së, në momentin që nuk ke bë betimin në Kuvend. E ka rregullorja, duhet të bëhet betimi. E ka Kushtetuta. Dje ishte një deputet që bëri betimin. Kushtetuta është një dokument që nuk të lë të luash dhe është shumë serioze. Unë besoj se deputetët e PS-së e kanë lexuar mirë.
Kjo do të thotë se ka afat 6 mujor meqenëse e kanë lexuar?
Nuk më takon mua që të jap përgjigje. Natyrisht besoj se ..
Pas gjashtë muajsh pas një viti kush është?
Jo, jo nuk është pas një viti. Besoj se Këshilli i Legjislacionit, do të konsultohet me KQZ në lidhje me këtë çështje. I bëj thirrje deputetëve që të jenë prezent në Kuvend.
Dy deputetët, Braçe dhe Dalipi, kanë bërë kërkesë për statusin e deputetit?
Ish-deputetët, socialistë ose jo, që nuk kanë kandiduar më dhe që nuk kanë marrë mandatin e KQZ-së, kanë marrë statusin e ish-deputetëve. Deputetët që kanë marrë mandatin, por nuk kanë bërë betimin në Parlament, nuk gëzojnë as mandatin e ish-deputetit dhe as të deputetit.
Për sa kohë zgjat ky mos gëzim?
Atë e thotë Kushtetuta
Sa thotë Kushtetuta?
Nuk më takon mua një gjë e tillë. Këshilli i Legjislacionit mund ta vendosë. Është trupi i Parlament që në momentin caktuar së bashku me KQZ-në do të marrin vendimet e caktuara.
Nëse merret një vendim të tillë. Si do të veprohet?
Ndryshimi është se jemi një sistem tjetër elektoral, ndryshe nga ai më përpara ku kalohej në zgjedhje elektorale. Tani jemi në kushte të tjera ku vepron KQZ-ja, sipas momentit, kushteve dhe rrethanave në të cilën ndodhet deputeti në raport me Kushtetutën dhe Rregulloren.
Keni bërë gabim atëherë që keni bojkotuar. Jeni penduar për bojkotin e asaj kohe?
Absolutisht në mendtë e Jozefinës kam gabuar. Kam gabuar kur kam bojkotuar, në mendjen time të sotme them se kam gabuar. Unë në 2009, nuk jam ajo që kam qenë në 2001. Por raporti i ndërkombëtarëve i asaj periudhe, në ndryshim me të sotmin, thoshte se nuk shpreh vullnetin e popullit. Në ndryshim nga sot.
A mendoni se mund të jetë koalicion më afatgjatë me LSI-në?
Pse jo të mos bëjmë një koalicion afatgjatë. Me këtë sistem zgjedhor ka për të qenë nevoja për një sistem zgjedhor afatgjatë.
A jeni zhgënjyer se s’ka ndonjë ministër nga komuniteti katolik?
Nuk më ka shkuar mendja asnjëherë. Ndoshta mund të kishte një ministre nga Shkodra, sepse ka dhënë 16 mijë vota plus.
Një grua në karrierë, e keni thënë se mund të marrë edhe postin e Kryetarit të PD-së. E keni deklaruar përpara zgjedhjeve një gjë të tillë?
Asnjëherë, absolutisht.
Jeni Kryetare e Parlamentit, vjen Presidenti. Ju do të kërkoni postin e Kryetarit të PD-së, pas 5 vitesh apo të Presidentit?
Jemi në 2009. Detyra e partisë kur merr mandatin përfundon mandatin tjetër. Nëse gjatë mandatit të kaluar PD bëri punën që Shqipëria të jetë në NATO, e bëri. Bëri rrugën Durrës-Kukës, e bëri. Meritë e Berishës. Absolutisht është meritë e Berishës.