AMC u bë pjesë e festimeve të Ditës së Verës
AMC ka qenë pjesë e festimeve të ditës së verës në dy qytetet ku festohet më shumë ardhja e ditëve të ngrohta, Tiranë dhe Elbasan. Ditën e diel, kompania më e madhe e telefonisë celulare, ka organizuar dhe ka qenë pjesëmarrëse në aktivitetet kryesore të organizuara për festimin e ditës së verës. Festa ka filluar që mbrëmjen e së shtunës në Elbasan ku qytetarët kanë pritur në shesh ardhjen e ditës së verës, që sipas besytnive shënon edhe fillim e ditëve të ngrohta dhe lënien pas të dimrit. AMC ka mbështetur koncertin e organizuar në qendrën e qytetit duke i ofruar qytetarëve një ambient festiv. Të shumtë kanë qenë artistët që kanë dhuruar spektakël për të pranishmit në koncert me një ndërthurje rrymash nga ato folk deri tek muzika elektronike. Të dielën në mëngjes studentët e universitetit të Elbasanit Aleksandër Xhuvani dhe nxënësit e shkollave të mesme morën pjesë një garë vrapimi të organizuar nga Bashkia e Elbasanit dhe mbështetur nga AMC. Të rinjtë vrapuan nga stadiumi i futbollit e deri tek sheshi përpara kalasë. Ditën e diel festa është zhvendosur në kryeqytet. Gjatë paradites AMC ka organizuar një koncert të hapur në bulevard duke ftuar shumë emra të njohur të muzikës shqiptare. Pjesëmarrësit e shumtë në këtë koncert, patën mundësinë që për më shumë se tre orë të ndiqnin disa prej këngëtarëve dhe grupeve më të mira shqiptare. Gjatë koncertit AMC u ka shpërndarë të pranishmëve dhurata të shumta. Për adhuruesit e botës së muzikës AMC u krijojë mundësinë të ndiqnin koncertin, atyre që e shikojnë botën plot me sport ju krijojë mundësinë të ndjekin një trofe futbolli të veçantë. Për herë të parë tri ekipe futbolli nga të përbëra nga femra u ndeshën për të fituar trofeun “Tirana”. Turneu, vuri në provë aftësitë e skuadrës së “Tirana AS”, “Dardania” dhe “Jubani”. Vajzat përbërëse të të tria ekipeve treguan që bota e futbollit nuk i përket një gjinie por është gjithëpërfshirëse. Trofeu “Tirana” i mbështetur nga AMC u fitua nga skuadra “Tirana AS” që tregoi se ishte më mirë gjatë garës sportive se dy ekipet e tjera. Gjatë orëve të drekës në zonën e bllokut, në Tiranë, nisi një koncert roku i organizuar nga ambasada e Danimarkës me mbështetjen e AMC. AMC, si edhe shumë herë të tjera, është përfshirë në botën e argëtimit dhe festimit të ditës së verës duke organizuar dhe mbështetur shumë aktivitete gjatë të shtunës dhe të dielës. AMC nuk ofron vetëm shërbimin më të mirë për sa i përket komunikimit por edhe është përherë e pranishme në aktivitetet festive, kulturore apo sportive duke e parë botën me sytë e abonentit.
16 Mars 2010