E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMF Shtohen kontratat e sigurimit te prones

Stina e verës, sjelle ndër të tjera edhe rrezikun e lartë për ndezjen e zjarreve. Është kjo arsyeja që qytetarët kanë shtuar s sigurimin e banesave të tyre. Sipas të dhënave, më të fundit të Autoritetet Mbikëqyrës Financiar, në portofolet e pronës, me të ardhura rreth 1,060 milionë lekë në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe rreziqet shtesë. Këto shifra I përkasin periudhës janar-qershor 2011, ku siguria ndaj zjarrit zë një pjesë me rreth 45.41%, e pasuar nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 22.04% .

Gjatë periudhës janar - qershor 2011 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në rreth 629 mijë, duke dyfishuar numrin e kontratave krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 87.87% të vëllimit të përgjithshëm të primeve.

Rënia e çmimit të sigurimit të automjeteve ka bërë që të bien edhe të ardhurat nga sigurimi i detyrueshme. Sipas këtyre të dhënave, primet në sigurimet e detyrueshme motorike arritën shifrën 1,905 milionë lekë, ose rreth 4.53% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kurse, Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar - qershor të vitit 2011, arritën ne 21.72% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›