E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trebicka: Takimi i fshehtë me Shkëlzenin

Kosta Trebicka pohon se Pinari sabotoi kontratën me amerikanët, për miliardat e tregtisë së skrapit. Flet për takimet me Mediun dhe djalin e Kryeministrit

 

Kur jeni kthyer në Tiranë? Në Tiranë u ktheva dje në mes të natës ose sot në mëngjes herët, pas orës 12,30 të natës. Natyrshëm, udhëtova me fluturimin e fundit që vinte nga Austria, Vjena.Dhe ku ishit? Nuk besoj se është temë e këtij diskutimi.Kur u larguat nga Shqipëria, para apo pas shpërthimeve? Unë jam larguar nga Shqipëria një ditë pas shpërthimit të Gërdecit.Kishte lidhje me shpërthimet e Gërdecit kjo?Absolutisht jo. Planifikimi ishte bërë përpara, sepse djali im kishte pushimet. Djali im është nxënës në një shkollë amerikane dhe ata fillonin pushimet, unë i kisha premtuar se do ta çoja në Disneyland, kështu që e çova në Disneyland dhe kisha bërë prenotimin minimumi 4-5 ditë përpara që po diskutoja me agjencinë. Tani që jeni kthyer, keni patur kontakte me prokurorinë, jeni i gatshëm të dëshmoni, ju kanë thirrur apo jo? Unë gjithmonë jam i gatshëm të dëshmoj për gjithçka që prokuroria do të ketë nevojë si organ drejtësie, kurdo që ata do të më thërresin. Faktikisht ata më thërritën përpara 4-5 ditësh, përpara ndoshta edhe një jave.Natyrshëm nga media mora vesh se dosja i ka kaluar Prokurorisë së Përgjithshme kështu që tani është e pakuptimtë që unë të paraqitem në Prokurorinë e Tiranës, do të pres që Prokuroria e Përgjithshme të më dërgojë kërkesën e saj ose të kontaktojë me mua. Çfarë do të dëshmoni?Unë do të dëshmoj ato që kam dëshmuar deri më sot në media. Çfarëdo që të më kërkojë Prokuroria, unë jam i gatshëm të dëshmoj, gjithçka. Si u përfshitë në historinë e paketimit të fishekëve?Nuk ishte përfshirje më shumë se ç'ishte një ftesë që m'u bë nga kompania amerikane AEY, e cila kishte në dorë kontratën dhe urdhërin e departamentit të shtetit, kishte kontaktuar më parë.Me çfarë biznesi merreshit më parë?Unë jam në biznesin e paketimit. Unë prodhoj të gjitha ambalazhet e letrës, natyrshëm në letër dhe jo në plastikë, materiale të tjera sidomos sidomos për industrinë endërtimit ambalazhe cimentoje, ambalazhe kolle, edhe në industrinë ushqimore, miellin sheqerin. Sa % të tregut zini juve? Kompania "Xhoi" zë sot afërsisht 98 % të këtij tregu. Cilën periudhë e patët ofertën nga AEY?Me sa di unë kompania AEY pasi fitoi tenderin dërgoi në Shqipëri një specialist, që ishte i inkuadruar në forcat e NATO-s, zotin Aleks Podriski, djalë i ri. Qëllimi i tij ishte të shihte inventarin e magazinave në Rinas dhe Aleksi ka ndenjur 2-3 muaj këtu dhe u shoqërua nga specialistët e MEICO-s nëpër magazinat tona. Aleksi tha që malli që kërkonte Pentagoni ishte 95% e tij në depot shqiptare. Pra kjo ishte arsyeja pse AEY-ja insistonte të fillonte biznesin në Shqipëri. Kontrata e AEY-së me MEICO-n ishte se "ne do ju furnizojmë" meqë erdhët nga Departamenti i Shtetit. Por kontrata ishte se nuk do të bëjmë të gjithë mbulesën, por fillimisht vetëm disa ngarkesa fishekësh.Pse vetëm disa dhe jo gjithë ngarkesën? Nuk e di, por mund të bëjmë një analizë. Nga sa kam parë në media, ka mangësi në analizën që mund t'i bëhet kësaj ngjarjeje nga specialistët ushtarakë. Asnjë lloj fisheku nuk ka qenë skarco, ata kanë qenë në kuti metalike dhe u hoqën prej aty. U hoqën sepse nëse çmimi do të ishte 20 dollarë, atëherë kompania që merrej me transportimin dhe paguante 5 dollarë për transport, do të paguante më shumë. Për të gjitha këto ju mund të pyesni edhe specialistët... në '97 nuk ngeci asnjë fishek i qëlluar. Këta të MEICO-s futen Henry Tomein, i cili rriti çmimin dyfish. Unë nuk e kam takuar dhe as e njoh fare Tomein. Zoti Tomei erdhi në Tiranë tek MEICO dhe përfaqësonte "EVDIN"-in dhe ka firmosur për këtë kompani... Por le të kthehemi tek arkat metalike. Në Shqipëri me sa di unë, kemi mbi 1 miliardë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe kontrata me AEY ishte për 100 milionë. Afganistani kërkonte 600 milionë fishekë. Po të shohim statistikat, me sa më kanë thënë punonjësit e MEICO-s ata vetë habiteshin pse silleshin fishekë kinezë, ndërkohë që neve kemi prodhim shqiptar të kombinatit të Poliçanit. Analiza që duhet bërë është se MEICO qëllimisht për të sabotuar kontratën, e detyroi AEY-në të pranonte fishekët kinezë, megjithëse Pentagoni i ndalonte fishekët kinezë. AEY-ja u ndodh në pozitë të vështirë me Departamentin e Shtetit, u ndodh në pozita inferiore dhe pranoi të hynte në marrëdhënie korruptive dhe bëri zhveshjen e fishekëve kinezë dhe paketimin e tyre me kuti jometalike. Mbështjella metalike kërkonte ekstra-kosto dhe kosto e 1 mijë fishekëve shkonte në 45 dollarë duke llogaritur 5 dollarët e transportit. Tani... ndodh që duke u furnizuar me fishekë me mbishkrime kineze, mendoj se funksionarët e MEICO-s e bënë kastile për të prishur kontratën me amerikanët.Përse duhet të dëbohej kjo kompani amerikane?Me faktet që unë kam sot, bëj një analizë matematike dhe arsyetoj pse funksionarët e MEICO-s kërkonin ta sabotonin kontratën me amerikanët. Tani bëjmë analizën: Kemi 1 mijë fishekë që shiteshin me 22 dollarë nga MEICO. Pesha e 1 mijë fishekëve është e barabartë si peshë (1 fishek është 16 gram) me 16 kilogram. Në rast se do t'i referohemi materialeve me ngjyrë në bursat perëndimore, p.sh bakër, bronx e plumb, bursa mesatare është 5 euro për kg. Këtu shiteshin për 22 dollarë. Pra, një kg fishekë (pjesëtoje 22 me 16) i bie 1.5 dollarë që i merrte shteti, buxheti i shtetit. Në këtë rast, funksionarët e MEICO-s nuk do të merrnin asnjë lek, nuk do të fusnin asnjë lek në xhep. Po t'i hyjmë logjikës që 16 kg do të shiteshin me 80 euro për 1 mijë fishekë... që në rast se 80 eurot do ta kthenim në dollarë, ishte e barabartë me 120 dollarë. Pra, është gjashtëfishi i 22-shit. Tani ç'ndodh. MEICO kishte kontratë me një subjekt tjetër... ju thoni Delijorgji unë nuk e di, që shiteshin 1 mijë fishekë për 4.5 dollarë, pra për 3 euro. Pra ai i blinte me 3 euro 16 kg dhe ndoshta kur i shiste si skrap, i shiste me 80 euro. Ju mendoni që këtë mund ta bënte shteti? Unë nuk vij në konkluzionet, ato i bëni ju. Unë bëj analizën financiare. Në rast se 500 milionë fishekë që do të shiteshin, bënin 8 milionë kilogramë. Pra 8 milionë kg materiale me ngjyrë. Po ta shumëzojmë 8 milionshin me 8 euro i bie 40 milionë euro nga biznesi i skrapit. Pra 500 milionë fishekë me 5 euro, kushtonin 40 milionë euro. Nëse këto 500 milionë fishekë do t'i merrte buxheti i shtetit me 22 dollarë, fitimi do të ishte 6.6 milionë euro. Pra, kur themi që nga buxheti i 300 milionshit do të shpenzoheshin 6 milionë vetëm për fishekët, por në 300 milionë sa do fitohej? Mund të shkojnë miliarda, 5 apo 6 miliardë. Ç'ndodhi më pas? Në momentin që pashë që MEICO dhe zoti Pinari ishte i predispozuar për të penguar dhe sabotuar kontratën, në atë moment ndjeva peshën e parë që këtu ka diçka që mban erë dhe duhet të jem i kujdesshëm. Momentin e dytë ishte kur unë kërkova që të hiqej, sipas përfaqësimit të Efraim Diverolit, që të hyja në biseda për të hequr komisionerin nga ky transaksionin. Mënyra se si rodhën ngjarjet, mbasi unë kërkova që të shmangej komisioneri Henry Tomei, atëherë mua m'u krijua një ambient i rrezikshëm për vetë pozicionin tim. Unë e ndjeva që situate po zhvillohej në mënyrë të padëshirueshme për subjektin dhe për mua personalisht sepse kisha të bëja me municione, kisha të bëja me një kompani shtetërore që përdorej si kompani private nga Pinari dhe që përdorte lloj-lloj makinacionesh në një kontratë me Pentagonin, atëherë mendova që duhej të mblidhja material për vete për ta mbrojtur veten sido që të vinte puna e këtij lloj transaksioni. Si ju larguan dhe kush e mori më pas? Nuk e di se kush e mori. Mua më tha Efraimi që e mori Delijorgji. Pinari nuk më dha asnjë arsye juridike se pse e ndërpriste kontratën dhe nuk më largoi formalisht. Ishte në interesin e tyre që t'ia jepnin kujt të donin, sepse nuk u bë tender. Pinari bëri gabim, sepse nuk ma dha ai tenderin, nuk ma dha MEICO, por amerikanët. Pinari ndërhynte në mënyrë indirekte te amerikanet që të më hiqnin nga ky biznes, ai u thoshte amerikanëve "ose hiqnin Kostën, ose nuk do t'ju furnizoj me municion". Dhe kjo duket qartë te incizimi që bëra me zotin Efraim. Delijorgji, përveç çmontimit, a bënte dhe paketimin? Sipas provave që kanë dale, kështu është. Gjithsesi ka një moment që ju po përpiqeni ta shmangni. A kishit frikë ju nga politika, nëse do ta denonconit këtë rast?Absolutisht jo. Sepse isha i bindur 100% që pas Samitit të NATO-s, ky rast do të bëhej public. Sepse këtu, gjatë kësaj periudhe kishin ndodhur edhe ngjarje të tjera me korrespondentët e Neë York Times.Nga i dinit?Sepse unë isha në momentin që gazetari i NYTimes erdhi në Tiranë dhe natyrisht ai kontaktoi edhe me mua. Kur po bënte intervistën me mua, në ato momente ndodhi një incident që u vodh kaseta dhe unë pashë reagimin e tij.Kur ju bastisën magazinat dhe iu mor kaseta NY Times, ju ndërkohë e kishit takuar zotin Mediu dhe i kishit shprehur ankesat pse ishte prishur kontrata apo jo? Po jemi takuar. Natyrshëm, Mediu është politikan, ai ka përgjegjësinë e tij politike, por ai nuk është specialist. Mediu, sikurse çdo ministër para tij ka patur marrëdhënie me zotin Pinari. Funksionarët e MEICO-s i dinë shumë mirë marrëdhëniet e tyre të vjetra dhe të reja, I dinë shumë mirë rrjetet e tyre edhe brenda edhe jashtë, që do të thotë se dinë ta manipulojnë shumë mirë situatën, kushdo lloj ministër që vjen. Dhe këto netëorke ia vunë në dispozicion zotit Mediu?Padiskutim dhe nuk besoj se vetëm zotit Mediu. Pinari nuk u bë përnjëherë nga ëngjëll në djall, brenda dy vjetësh që erdhi zoti Mediu. Është jashtë llogjikës njerëzore.Në intervistën e parë që keni bërë keni thënë se zoti Pinari ju është shprehur se: "kam presion nga djali i kryeministrit"?Jo, absolutisht, mua jo.Po Diverolit?Efraimit po, edhe Aleksit, por mua jo.Dhe u bë një ballafaqim dhe ju përcaktuat dhe shtëpinë. A mund të na e lokalizoni vendndodhjen e saj dhe e kujt ishte ajo shtëpi?Ajo është në evidencë dhe nuk mund të them që mund të nxjerr në media evidenca që janë në studim e sipër nga institucione që kanë tagrin e investigimit. Unë kam thënë që shtëpia ndodhej mbas një shkolle dhe aty mund të ketë me qindra shtëpi. Kështu që të mos hidhet asnjë lloj hipoteze. E kam thënë dhe dua ta përsëris që nuk është ish -shtëpia e kryeministrit. Absolutisht jo dhe për këtë mbaj përgjegjësinë time.Po në këtë takim ka qenë djali i kryeministrit?Në evidencën time subjective, unë them që ai nuk ka qenë. Unë s'kam qenë prezent në këtë takim. Unë dëgjova dhe nuk u tha përfaqësuesve të ambasadës se ai është djali i kryeministrit.Atëherë, kur ai nuk ishte djali i kryeministrit, pse kërkuat takim me të dhe i thatë që ç'keni me biznesin tim?Atë e kam takuar, sepse unë u lajmërova të dorëzoja kasetën dhe dokumentacionin tek investigatorët amerikanë dhe unë kisha një detyrim moral që kur të diskutoja për kryeministrin tim, unë më parë këtë ta diskutoja me familjen e kryeministrit. E ndjeja si detyrimin tim moral. Dhe kur unë pashë reagimin e djalit të kryeministrit që me shumë qetësi, me shumë vendosmëri kërkoi që të ballafaqohej me presidentin dhe me punonjësin amerikan, natyrshëm unë krijova bindjen se ai nuk ishte i përfshirë në këtë aferë. Takimi nuk ka zgjatur më shumë sesa 5 ose 6 minuta. Unë e takova dhe i thashë: "zoti Shkëlzen, jemi në prag të një investigimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit për një aferë korruptive nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për municione. Kanë dalë fjalë që ju jeni i përzierë"..Në intervistën tuaj të parë ju deklaruat së këtë jua ka thënë Pinari?Jo, jo. Unë nuk kam thënë që më ka thënë Pinari, dëgjojeni mirë atë intervistë. Unë kam thënë që Pinari u ka thënë punonjësve amerikanë se djali i kryeministrit kishte gisht në këtë aferë. Për ta vazhduar aty ku e lamë unë i thashë se "ka fjalë që ju jeni i përfshirë në këtë lloj aferash, jeni apo jo i përfshirë në to. Është bërë një takim personal mes teje, Pinarit, Delijorgjit dhe dy amerikanëve. Keni qenë në këtë takim apo jo? Sepse ju akuzoheni". Përgjigjia që më dha Shkëlzeni ishte "unë nuk di asgjë nga këto që po më thoni, unë nuk merrem me këto gjëra dhe jam gati të ballafaqohem me gjithkënd, qysh tani po të doni". Tani i del detyra kryeministrit t'i thotë Pinarit hajde pak këtu ti o zotëri e më sqaro çfarë janë këto që thua. Të kthehemi tek ai takimi që ju i kërkuat djalit të kryeministrit. Kush jua ndërmjetësoi atë sepse djali i kryeministrit nuk takohet kaq lehtë?Ju thashë që unë nuk nxjerr emrat e personave të cilët vetëm për shkak të shoqërisë janë bërë ndërmjetës në këto takime. Unë nuk e njihja djalin e kryeministrit që të shkoja ta kapja.Në çfarë vendi e keni takuar djalin e kryeministrit?Diku tek sheshi Nënë Tereza përpara korpusit të Universitetit. Makina e tij ishte parkuar diku para Institutit të Lartë të Arteve, po, aty jam takuar.Jeni takuar në makinë?Po, brenda në makinën e tij është bërë diskutimi.Aty u diskutua e gjithë biseda?Vetëm aty sepse s'mund të futeshim në ambjente publike, edhe unë s'doja të shfaqesha në ambjente publike me djalin e kryeministrit.Makina ishte me xhama të errët, ma shpjegoni pak ju lutem?S'e mbaj mend se unë s'para u vë shumë rëndësi makinaveJu refuzoi të takoheshit në kafe duke kërkuar të takoheshit vetëm në makinë apo çfarë?Nuk refuzoi ai të takoheshim në kafe. Unë vetë nuk kisha dëshirë të takoheshim në kafe. Unë vetë kërkoja një takim sqarues dhe kaq i kërkova.Një kafe me djalin e kryeministrit është një prestigj?Prestigj është me kryeministrin, jo me djalin e tij.Përse zgjodhët djalin e kryeministrit dhe nuk zgjodhët kryeministrin?Sepse s'kisha mundësi.Kryeministrit mund t'i çojë çdo kush sms dhe ai të kthen përgjigje, ju nuk e dinit këtë?Jo, nuk e dija këtë. Marrë nga emisioni "5 pyetje nga Babaramo"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›