Restaurohen në Apoloni objektet e zbuluara ndër vite
Në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Apolonisë në Fier prej disa ditësh është duke u punuar me restaurime në objektet e zbuluara ndër vite. Një prej kullave të hyrjes kryesore të këtij parku e ka kaluar këtë fazë, ndërkohë që javën e ardhshme do të restaurohen objekte të tilla si Akropoli e statujat e femrave romake. Drejtori i parkut, Marin Haxhimihali, shpjegon për gazetën "Shqip" se do të punohet me restaurimin e objekteve të zbuluara prej shumë kohësh, por që deri tani nuk kanë njohur ndërhyrje për një prezantim më të mirë. "Është një fond i vogël, afro 4 milionë lekë të vjetra, që është marrë prej Ministrisë së Kulturës nga Drejtoria e Parkut të Apolonisë për të restauruar objektet që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Qëllimi ynë është zgjerimi i sipërfaqes së vizitueshme, në dyfishin e asaj ekzistuese. Nuk duhet që në "Apoloni" të mbetemi në ato objekte që tashmë janë njohur nga të gjithë. Ka ardhur koha që çdo vizitor të njihet e të prekë nga afër gjithë sa na ofron qytetërimi i dikurshëm", thotë drejtori Marin Haxhimihali.
Deri në majin e vitit 2009 stafi do të angazhohet në ndërhyrjen e në mirëmbajtjen e objekteve. Ndërhyrja më dinjitoze nga menaxhuesit dhe drejtuesit e parkut të Apolonisë do të realizohet në muajt e parë të vitit të ardhshëm, me qëllim që çelja e sezonit turistik ta gjejë këtë vatër historike me një pamje të re dhe të sistemuar. Ndërkohë që drejtoria e parkut nuk ka lënë pa denoncuar edhe dëmtimet e kryera nga ekspeditat e kaluara arkeologjike. Pas ankesës së kryer prej drejtorisë së parkut, Agjencia e Shpëtimit Arkeologjik ka verifikuar në terren dëmtimet e shumta. Sipas drejtorit Marin Haxhimihali, mësohet se dëmtimet më të mëdha ekspeditat i kanë kryer në murin e amforave, si dhe në sipërfaqen e shëtitores. ASHA po merret me "papërgjegjshmërinë" e moskonservimit të objekteve të zbuluara nga ekspeditat e realizuara deri më tani në parkun e Apolonisë. Ekspedita e fundit në parkun e Apolonisë ka përfunduar gërmimet e saj në fund të muajit shtator. Ekspedita gjermane drejtohej nga arkeologu Bashkim Lahi. Në fund të muajit shtator ishte kjo ekspeditë që zbuloi objektet më të reja të fshehura në sipërfaqen e nëndheshme të parkut kombëtar, të cilat ende nuk njiheshin. Kurora është objekti më i madh që është zbuluar së fundmi në Apoloni. Parku Arkeologjik i Apolonisë ka një sipërfaqe prej 250 hektarësh. Ky park është një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri.