APRIAL: E para për nxënësit e dalluar është Stomatologjia Mesatarja, ja 30 degët që pranojnë maturantët më të mirë
Quhen ndryshe degët e të mençurve, sidomos 10 të parat. I fitojnë nxënësit që në gjimnaz arrijnë rezultate të shkëlqyera ose shumë të mira.
Ata të nivelit mesatar mund të kenë pasur shansin të kapin ndonjë prej këtyre degëve vetëm me shtesat apo kuotat bosh. Dhe kur flitet për studentë të tillë, nuk diskutohen nota poshtë nivelit 8.5. Agjencia e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë ka bërë një renditje të 30 degëve që "thithin" nxënësit me mesataren më të lartë të maturës shtetërore. Madje, duke krahasuar ato të 3 vjetëve, që nga nisja e skemës, rezulton se për 2009 pragu i pikëve për pranimin e studentëve ka qenë më i lartë. Për rrjedhojë, edhe mesatarja e notave të 4 viteve dhe ajo e provimeve të maturës. Sipas renditjes grafike të bërë nga APRIAL, dega e Stomatologjisë në Universitetin e Tiranës renditet e para në tërheqjen e nxënësve më të mirë. Pjesa më e madhe e fituesve në këtë degë e ka pasur mesataren e shkollës se mesme mbi 9. Fituesi i fundit është pranuar me jo më pak se 6275 pikë, çka tregon se sipas formulës së llogaritjes së pikëve, edhe notat e provimeve të detyruara apo të atyre me zgjedhje, nuk i ka poshtë notës 9. E dyta në grafik renditet Farmacia. Edhe fituesit e kësaj dege mesataren për vitin 2009 e kanë pasur mbi 9. Pragu për fituesin e fundit ka qenë 6225 pikë.
Pas mjekësisë
Mjekësia renditet e treta në listë dhe pasohet nga Informatika Ekonomike, degë kjo mjaft e kërkuar në Fakultetin Ekonomik. Për të parën, pragu i pikëve ka qenë 6157 pikë, ndërsa për të dytën 6168. Financa renditet pas tyre, ndërsa për Universitetin Politeknik studentët më të mirë janë pranuar në Inxhinieri Ndërtimi dhe Inxhinieri Elektrike. Lista e fituesve për to nuk ka zbritur poshtë 5867 dhe 5188 pikëve. Përveç degëve të tjera të kërkuara si: Ekonomik, Shkencat Politike, Shëndeti Publik apo dega Teknik i Lartë Laboratori, e fundit në listën e 30 degëve më të mira të kategorizuara sipas mesatares së shkollës së mesme, renditet dega e Financë Kontabilitetit në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Edhe këtu, nga sa bëjnë me dije burime nga Ministria e Arsimit pragu i pranimit të fituesve nuk do të pësojë rënie. Kjo pasi nuk ka rritje drastike të kuotave për degët më të kërkuara të shkollave të larta. Kuotat e Farmacisë, Mjekësisë, Stomatologjisë, janë thuajse të njëjta me ato të vitit të kaluar. Ndaj, shanset për t'i fituar do t'i kenë vetëm më të mirët. Pas dy javësh në shkolla do të publikohet libri i transparencës, ku do të jepen pikët e llogaritura saktë për secilën nga 10 preferencat e maturantëve. Duke u konsultuar me fituesit e fundit të vitit të kaluar, ata do të mund të krijojnë një ide të përafërt për degën ku kanë më shumë shanse të shpallen fitues. Zyrtarisht listat e fituesve në universitete do të shpallen në mes të shtatorit.