E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta takon Presidentin e Sirisë,Alassad



Zv. Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, u prit në Damask në një takim të veçantë nga Presidenti sirian, Bashar Alassad. Unioni për Mesdheun, Aleanca e Qytetërimeve, Organizata e Vendeve Islamike dhe veçanërisht Organizata e Kombeve të Bashkuara u cilësuan si institucione ku palët mund të rrisin nivelin e bashkëpunimit, të njohjes reciproke dhe qëndrimeve të përbashkëta në interes të paqes dhe stabilitetit të dy rajoneve fqinje, por edhe asaj globale. Meta në mënyrë të veçantë u përqendrua mbi çështjen e Kosovës, duke theksuar se opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e cilësoi shpalljen e pavarësisë si një akt që nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare, është një faktor i rëndësishëm për forcimin e stabilitetit dhe paqen në Ballkan e në Botë. Në këtë kuadër, Meta i kërkoi Presidentit Alassad që Siria të rivlerësojë qëndrimin e saj mbi këtë çështje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›