Flet kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi “Festa e Birrës, dy grupe muzikore angleze në Korçë”
Festa po mbërrin. Më 12 gusht ngre siparin aktiviteti më i rëndësishëm jo vetëm në Korçë, por dhe në mbarë vendin: Festa e Birrës.
E startuar nga "Birra Korça", prodhimi origjinal e tradicional i këtij qyteti dhe organizuar nga puna kolosale e Bashkisë, ajo shënon këtë verë vitin e katërt. Kreu i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, në intervistë për gazetën "Panorama" tregon etapat e realizuara deri në finalizimin në 3 net feste të birrës. "Si çdo vit, Birra Korça ka hapësirën më të madhe në këtë aktivitet, pasi është krenaria e qytetit", pohon Peleshi.
Z.Peleshi, sezoni turistik i verës në qytetin e Korçës po afron drejt mbylljes dhe siç e keni bërë ju të ditur, kulmi i festimeve të këtij sezoni ka qenë dhe mbetet Festa e Birrës. çfarë përgatitjesh janë bërë që kjo festë, tashmë shumë popullore dhe më e madhja që organizohet në Shqipëri, të zhvillohet ashtu si e do përfundimi me sukses i një sezoni turistik?
Pa dyshim që ne krenohemi me organizimin e Festës së Birrës dhe jo më kot e konsiderojmë atë si një festim madhështor, që i kulmon sezonit turistik të verës në qytetin tonë. Siç e kam shprehur edhe më parë, Korça është një qytet që nuk ka det dhe si i tillë nuk mund të pretendojë për një turizëm kaq masiv të plazhit. Ne kemi zgjedhur, por them në mënyrë figurative "detin e festave" me një sërë aktivitetesh gjithë verore dhe në këtë paketë aktivitetesh për sezonin turistik të verës Festa e Birrës është e tillë, saqë vizitorët mund të shijojnë kënaqësi pa fund në një det birre. "Birra Korça" dhe disa produkte të tjera birre të vendit do të zënë vend në stendat e kësaj feste që organizohet në mjediset më të bukura të qytetit të Korçës, parkut "Rinia" . Po kështu, do të zënë vend edhe firmat me produkte sallamerie, në mënyrë që qytetarët dhe çdo vizitor vendës apo i huaj të shijojë me produkte karakteristike prodhimin e njohur të "Birra Korça" apo edhe të birrave të tjera. Jo më kot, slogan i këtij viti për Festën e Birrës është: "Gjithmonë ka vend për një birrë". Nëpërmjet këtij slogani që do të stampohet nëpër bluza, stenda, afishe e suvenire, ne japim mesazhin se njerëzit, pavarësisht problemeve apo përditshmërisë së tyre, duhet dhe kanë mundësinë të festojnë dhe nuk ka më mirë se një gotë birrë mes argëtuesve të shumtë në një festë për ta bërë këtë. Një shou i paparë deri tani në Festën e Birrës është parashikuar të organizohet në këtë edicion të katërt të kësaj feste, tashmë tradicionale dhe me emër të qytetit tonë. Mund t'ju them se gjatë katër netëve të Festës së Birrës që zhvillohet në datat 12 deri 15 gusht, do të marrin pjesë 15 grupe të njohura muzikore dhe në natën finale dy grupe muzikore angleze. Ana e spektaklit pra, është menduar si një tjetër garanci e suksesit të kësaj feste masive në qytetin tonë.
"Birra Korça", nga e cila është motivuar edhe organizimi i kësaj feste në qytetin tonë, çfarë vendi do të zërë gjatë netëve të festës?
"Birra Korça", për vetë emrin dhe krenarinë që i sjell qytetit të Korçës, do të zërë vendin kryesor në stendat e kësaj feste. Ju thashë më lart se krahas "Birra Korçës" do të jenë të pranishme në festë edhe birra të tjera, por vendin kryesor do ta zërë pija tradicionale e qytetit tonë. Produkti i saj do të ofrohet për vizitorët në 9 stenda dhe kjo nuk është pak. Këtë vit pijet e birrës do të afrohen në gota të veçanta, duke e bërë edhe më shumë tërheqëse dhe të kënaqshme konsumin e birrës gjatë netëve të festës. Sidoqoftë, ne jemi duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve në bashkëpunim me fabrikën e "Birra Korça", për të menaxhuar sa më mirë festën e birrës dhe për një përfaqësim të denjë të saj së qytetit tonë.
Si është interesimi për festën e sivjetshme të birrës në Korçë dhe a pritet numër më i madh vizitorësh?
Nuk kam asnjë hezitim që këtë vit do të ketë edhe më shumë vizitorë në Festën e Birrës. Kjo jo vetëm për angazhimin serioz që kemi bërë së bashku me partnerët tanë në përgatitjen e saj, por edhe me reklamimin dhe promovimin. Mund t'ju bëj të ditur se kanë konfirmuar apo kanë treguar interesim për pjesëmarrje në Festën e Birrës vizitorë dhe grupe vizitorësh nga disa qytete të vendit si: Shkodra, Tirana, Elbasani etj. Po kështu edhe nga ambasada të akredituara në vendin tonë si ajo holandeze. Presim që të jenë të pranishëm edhe pushues nga vende të ndryshme, ndër të cilat nga Greqia, Rumania, Gjermania, etj. Besoj se nuk do të mungojnë pushuesit e huaj, që ato ditë të festës do të ndodhen në qytetin tonë. Siç e thashë, ne e kemi promovuar gjerësisht këtë festë dhe tashmë jemi duke rinovuar website-n e bashkisë për të. Ndërkaq, Festa e Birrës në Korçë është promovuar si një nga festat më të famshme në botë edhe në website-n Tucamel.com, në të cilin zënë vend festa të tilla si Karnavalet e Brazilit etj. Pra, ndërsa vitin e kaluar, në bazë të konsumit të gotave të birrës dhe disa treguesve të tjerë ne llogaritëm mbi 45 mijë vizitorë në Festën e Birrës, për këtë vit presim edhe më shumë pjesëmarrës në këtë festë.
Ju thatë se pritet një pjesëmarrje edhe më e madhe e vizitorëve, pushuesve dhe vetë qytetarëve korçarë këtë vit në Festën e Birrës. Si do të ndikojë kjo në anën turistike të qytetit të Korçës?
Që do të kemi mijëra e mijëra vizitorë, këtë e tregon fakti se që këto ditë, pa filluar ende festa, ne kemi vështirësi për akomodimin e pushuesve. Të gjitha hotelet e qytetit dhe kapaciteti i tyre akomodues është i zënë që tani për ditët e festës. Madje mund të them se po ndjejmë një lloj vështirësie për akomodim për të ardhur të tjerë, por gjithsesi ky është një shqetësim i kapërcyeshëm. Festa e Birrës ndikon fuqishëm në aspektin turistik të qytetit tonë. Jo më kot ne e konsiderojmë atë si festën më masive të sezonit turistik të verës dhe kulmin e të gjitha aktiviteteve për këtë sezon turistik. Prodhimet e qytetit tonë, qofshin ato më me emër si "Birra Korça", produktet e sallamerisë etj., edhe një herë promovohen për mijëra e mijëra vizitorë në këtë festë. Festa e Birrës është ajo që gjallëron më shumë se kushdo jetën në qytetin tonë dhe tashmë që është kthyer në një traditë, nuk mund të zëvendësohet nga asgjë për rëndësinë dhe origjinalitetin e saj. Pra, ne kemi krijuar të gjitha mundësitë që kushdo pushues të kalojë disa net shumë të këndshme duke shijuar "Birrën Korça", produkte të tjera, por edhe për t'u argëtuar pa masë në këtë festë.