Kthimi i Rusisë së Amalrikut
Pak syresh do t`u kujtohet emri i tij, ani që kishte qenë një gjeni i destinuar për të qenë i famshëm. Me siguri i kujtohet Vladimir Putinit, shefit të madh të Rusisë së madhe që ditëve të fundit po na e dëshmon neve perëndimorëve të hutuar, se sa vlen një krehër.
Putini ka më shumë vendosmëri dhe synime të qarta, më shumë ambicie e më pak skrupuj, por edhe më shumë kujtesë sesa shumica prej nesh. Do t`i kujtohet Andrej Amalriku. Në bazë të talentit, biografisë dhe brezit që i takonte, dukej të ishte i destinuar të bëhej trashëgimtar i Aleksandër Sollzhenicinit, atij që më vonë do të bëhej fitues i çmimit "Nobel" për letërsi dhe që do të shndërrohej në një autoritet të madh moral për të gjithë ata që e kuptonin. Amalrik do të shkonte hapave të Sollzhenicinit nëpër kampet e Siberisë, nga Kolyma dhe nëpër qelitë e burgut të Lubiankës.
Por, Amalrikut do t`i ndodhte ajo që mjeshtri Françisko Eguiagaraj do të quante "mallkimi i talentit letrar", të cilit i ishin nënshtruar, siç thoshte ai, të gjithë ata që nuk e shfrytëzonin rastin që të vdisnin si gjeni të rinj dhe që nuk kishin rastin të bëheshin pushtetarë.
Sollzhenicini u takonte këtyre të fundit, kurse Amalriku, në të kundërtën, vdiq në moshën 42 vjeçe në Spanjë, në një aksident të çuditshëm trafiku në një rrugë të Guadalajaras, teksa ishte nisur të merrte pjesë në Konferencën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (CSCE) që mbahej në Madrid, më 1980. Ishte nisur për ta denoncuar Kremlinin, por nuk kishte arritur. Kishte katër vjet që jetonte në ekzil në Holandë. Disa vjet më vonë, gjithashtu në një fatkeqësi shumë të çuditshme komunikacioni në Guadalajara vdiq një vlerë tjetër e madhe politike e Evropës Lindore, ambasadori i atëhershëm i Jugosllavisë në Spanjë, Rexhai Surroi.
Përtej këtyre ngjarjeve tragjike që kurrë nuk u sqaruan, ka raste në të cilat kujtimet e largëta na i afrojnë shpjegimet aktuale të përshtatshme. Para se t`i kalonte pesë vjet në Siberi, Amalriku shkroi një libër të shkurtër esesh që i kishte tronditur qarqet intelektuale ruse dhe perëndimore. Titullohej "A do ta mbijetojë BRSS-ja vitin 1984?". Disa muaj më vonë, Amalriku - i cili tashmë i kishte kaluar 16 muaj në burg për një "vepër teatrore antisovjetike dhe pornografike" - niste vuajtjen e dënimit pesëvjeçar në një kamp pune të dhunshme në Kolymë. Para se të deportohej, në parathënien e botimit të parë të librit, provokues si gjithnjë, i falënderohej KGB-së që nuk ia kishte konfiskuar dorëshkrimin, më "shpërthyesin", gjatë bastisjeve që ia kishte bërë shtëpisë së tij.
Që nga ai viti 1969 i largët, kur i riu Amalrik, 31 vjeç kishte shkruar "radiografinë" impresive të shoqërisë sovjetike dhe mjerimit të socializmit real duke ia caktuar afatin e skadimit, 1984 oruellian, kanë ndodhur shumë gjëra. Por këto nuk e zhvlerësojnë vizionin e tij të produktit social që ka lindur nga simbioza e imperializmit rus dhe ideologjisë bolshevike që këto ditë kthehet në formën e vet më të vrazhdë në një pushtet që i është hedhur sërish ekspansionizmit dhe një shoqërie inerte. Rusia është sot e fuqishme sikur atëherë. Por nuk përparon. Milionerët e saj janë mafia në pushtet. Të tjerët janë masë njerëzore të subvencionuar nga këta apo ata. Janë të varur dhe të dëgjueshëm. Sikur atëherë. Putini dhe njerëzit e tij janë të vetëdijshëm se pushteti i tyre aktual bazohet vetëm në rezervat energjitike dhe në dobësinë dhe mungesën e unitetit të kundërshtarit, përpiqen të krijojnë realitete të pakthyeshme me logjikën e atëhershme. Kjo është arsyeja kryesore e përpjekjeve të tij të reja për ekspansionin e tij hegjemonist dhe vrasës. Shkon tok me frikën nga fuqia e ndryshkur e Perëndimit, madje edhe me fqinjin më të vogël. Pas pragmatizmit dhe prepotencës së Putinit fshihet impotenca dhe frika. Nuk ka kërcim përpara drejt modernizmit. BRSS-ja e mbijetoi pak datën oruelliane të Amalrikut. Rusia e Putinit përpiqet t`ia zgjatë vetes jetën me metodat e njëjta, duke i fshehur dështimet e njëjta. Prandaj, larg konsolidimit, agresiviteti i tij sërish bëhet agresivitet i një shteti të dështuar. E prej këtu, rrjedh rreziku, dhe jo vetëm për fqinjët e saj.