E Shtunë, 31 Tetor 2026

“ARMO, 13 herë më e shtrenjtë”

Kryeministri Berisha vlerësoi në mbledhjen e djeshme të qeverisë procesin e privatizimit të ARMO-s, duke thënë se kjo kompani u shit 13 

 herë më shtrenjtë nga oferta që kishte ardhur për qeverinë paraardhëse. “Pas privatizimit me sukses të plotë të një prej sektorëve madhorë strategjikë të vendit, ARMO-s, që u privatizua me një vlerë 13 herë më të lartë sesa oferta që i ishte bërë qeverisë së mëparshme, ne ndërmarrim hapin e dytë madhor në privatizimin e sektorit të shpërndarjes së energjisë elektrike”, u shpreh dje Kryeministri Berisha, teksa bëri të ditur se në mbledhjen e qeverisë u miratua paketa e aksioneve për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›