E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush: Vlerësoj lidershipin tuaj

Presidenti i SHBA-së, Xhorxh Bush, i ka dërguar dje një letër Kryeministrit Berisha, ku e falënderon për dhuratën që ai i bëri gjatë vizitës në Zagreb. “I dashur Sali. 

 Ju falënderoj për dhuratën shumë të bukur që më bëtë. Ishit shumë i sjellshëm që menduat për mua. Ju përgëzoj sërish për marrjen e ftesës në NATO. E vlerësoj shumë lidershipin tuaj për qytetarët shqiptarë dhe pres me padurim të vazhdoj të bashkëpunoj me ju në çështje të rëndësishme, me të cilat përballen dy kombet tona. Urimet më të mira. Sinqerisht, George W. Bush”, thuhet në letrën e shefit të Shtëpisë së Bardhë. Gjatë drekës në Zagreb, një ditë pasi Shqipëria kishte marrë ftesën për anëtarësim në NATO, Kryeministri Berisha i dhuroi Presidentit Bush një pjatë argjendi me motive kombëtare shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›