Dekretet e Topit, sot beteja në Kuvend
Sot shkojnë në seancën plenare dekretet e presidentit Topi për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Aristir Lumezi
Pas kërkesave të vazhdueshme dhe kërcënimit për mocion shkarkimi ndaj kryeparlamentares Topalli, dekretet e Bamir Topit do të jenë sot në Kuvend. Burime pranë maxhorancës pohuan dje për gazetën “Panorama”, se Kryeparlamentarja do të çojë në seancën e së enjtes 5 dekretet. Por ende nuk është e qartë nëse deputetët gjatë seancës së sotme do të votojnë raportin e Komisionit të Ligjeve, apo dekretet e dërguara nga presidenti Topi. Një gjë është e qartë dhe e pohuar edhe nga maxhoranca se kryeministri Berisha ka urdhëruar deputetët e grupit parlamentar të maxhorancës, që askush të mos largohet jashtë Tiranës. Madje është anuluar edhe një delegacion i disa deputetëve të maxhorancës për në Marok. Grupet e tjera parlamentare nuk kishin dijeni deri mbrëmë vonë nëse sot do të hyjnë në seancë dekretet. Madje edhe në faqen zyrtare në website e Kuvendit të Shqipërisë, nuk kishte informacion rreth kësaj çështje të rendit të ditës. Por ajo që pritet të votohet sot në seancë, mes dekreteve apo raportit të Komisionit të Ligjeve, pritet të vendoset gjatë seancës, pasi të jenë të qarta votat e maxhorancës për to.
Por një nga pikat e debatueshme mes maxhorancës dhe opozitës mbetet dhe mënyra e votimit. Socialistët janë shprehur për një votim të fshehtë në Kuvend. Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj kërkoi “futjen me votim të fshehtë sepse nuk ka rrugë tjetër. Nuk mund të futen në Kuvend raport-komisioni, në Kuvend duhet të futen dekretet e presidentit për t’u votuar. Maxhoranca në rast se do t’i rrëzojë, le t’i rrëzojë në Kuvend. Ne do të votojmë natyrisht pro dekreteve të Presidentit, pro Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.
Debati
Demokratët dhe socialistët kanë replikuar dje në distancë në lidhje me qëndrimin e tyre për dekretet e presidentit Topi. Kryetarja e grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj, në një komunikim me mediat akuzoi maxhorancën se, po cenon pavarësinë e institucioneve kushtetuese. “Grupi parlamentar i PS e konsideron qëndrimin e fundit të maxhorancës ndaj dekreteve të Presidentit të Republikës, dhe etiketimin e tyre si antikushtetues si një kërcënim të hapur për pavarësinë e institucioneve kushtetuese dhe ndarjen e pushteteve, si një kërcënim për demokracinë dhe shtetin ligjor”, tha Leskaj. Sipas numrit një të deputetëve socialistë, “grupi parlamentar i PS, vlerëson se kjo është një përpjekje për të kontrolluar Gjykatën e Lartë, që po bëhet duke përdorur pushtetin legjislativ kundër pushtetit Gjyqësor, duke konfliktuar artificialisht institucionet”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të grupit parlamentar të demokratëve, Astrit Patozi, i cili e konsideroi kërkesën e vazhdueshme të socialistë me prapavijë politike. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, deklaroi të mërkurën “se nxitimi i Grupit Parlamentar të PS-së për t’i pasur sa më parë në sallën e Kuvendit dekretet e Presidentit për 5 anëtarët e Gjykatës së Lartë shpjegon thelbin e interesit të opozitës, i cili nuk mund të jetë veçse politik”. “Maxhoranca nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë për qëllim, që të cenojë pavarësinë apo sovranitetin e pushtetit gjyqësor në Shqipëri”, tha Patozi.
Leskaj
“Grupi parlamentar socialist i bën thirrje kryeministrit dhe pasuesve të tij t’i hapin rrugë logjikës kushtetuese dhe procesit demokratik. Ne kërkojmë futjen në procedurë votimi dhe natyrisht me votim të fshehtë së të gjithë dekreteve të paraqitur nga Presidenti i Republikës për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Në të kundërt do gjendemi në një udhëkryq me një Gjykatë të Lartë të bllokuar e me një President të Republikës me autoritet Kushtetues të cenuar”.
Patozi
“Nxitimi i Grupit Parlamentar të PS-së për t’i pasur sa më parë në sallën e Kuvendit dekretet e Presidentit për 5 anëtarët e Gjykatës së Lartë shpjegon thelbin e interesit të opozitës, i cili nuk mund të jetë veçse politik. Maxhoranca nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë për qëllim, që të cenojë pavarësinë apo sovranitetin e pushtetit gjyqësor në Shqipëri”, u shpreh kryetari i grupit parlamentar demokrat në përgjigje të deklaratës së Leskajt.
Xhufi: PD do votojë sipas urdhrave të Berishës
Nënkryetari i LSI-së Pëllumb Xhufi u shpreh dje se forca e tij politike nuk do të pajtohet me lojën e maxhorancës për dekretet e presidentit. “Absolutisht që ne nuk do të pranojmë. Do të rezistojmë, do të qëndrojmë dhe do të refuzojmë me forcë pikërisht të biem në këtë lojë të re që ka përgatitur maxhoranca dhe krerët e saj, dhe në të cilën me siguri zonja Topalli, si gjithnjë, do të mundohet të imponojnë vullnetin e saj dhe të kryeministrit të saj”, u shpreh Xhufi. Nënkryetari i LSI-së tha se maxhoranca do të shkojë në Kuvend dhe do të votojë në bazë të urdhrave të Berishës. “Unë nuk di se çfarë të them, por shenjat janë të këqija, në kuptimin që maxhorancës, përfaqësuesve të maxhorancës, do të kërkohet e do të tentohet t’i imponohet një vendim politik. Pra, do të votohet sipas urdhrave që do të vijnë nga partia, nga kreu i maxhorancës, përkatësisht nga zoti Berisha, nëpërmjet, kuptohet, zonjës Topalli, e cila me sa duket ka marrë rolin e instrumentit për të ndërtuar pushtetin absolut të Kryeministrit të saj”, tha Xhufi.