ARMO, METE sqaron të vërtetën e kontratës
Të gjitha paqartësitë dhe hamendësimet për kontratën e shitjes së kompanisë së naftës, ARMO, janë sqaruar dje nga zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Në një konferencë shtypi, zëdhënësja e METE-së, Iva Tiço, ka sqaruar detajet rreth kontratës, duke hedhur poshtë disa spekulime të pavërteta për procesin e shitjes së kësaj kompanie. Tiço sqaroi se në bazë të kontratës së shitjes, ARMO-ja është blerë nga një konsorcium i përbërë nga tri kompani, një prej të cilave shumë serioze dhe e suksesshme, me kapacitetin e investitorit strategjik, të ardhurat totale të së cilës vetëm për vitin 2007 të kësaj kompanie, kanë qenë 33 miliardë dollarë amerikanë.
Konsorciumi amerikano-zviceran “Rafinery Associates of Texas”, “Anika Enterprises SA and Mercuria Energy Group”, që është edhe pronari i ri i kompanisë ARMO do të derdhë në buxhetin e shtetit paratë e këtij privatizimi ditën që kontrata e shitjes së aksioneve do të hyjë në fuqi. Ndërkohë konsorciumi ka lëshuar tashmë garancinë bankare në vlerën e 25 milionë eurove pranë “Raiffeisen Bank”. “Kontrata e shitjes është firmosur pas lëshimit të garancisë bankare nga “Raiffeisen Bank” dhe mban datën 7 gusht 2008, shumë ditë përpara se të përfundonte afati i firmosjes së kontratës. Origjinali i garancisë është depozituar në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Banka “Raiffeisen” me anë të shkresave me numër protokolli 29.98/1 të datës 17 shtator 2008, konfirmon se garancia, jo vetëm është e vlefshme, por përbën një detyrim të parevokueshëm për bankën, por gjithashtu ka të gjitha aprovimet dhe firmat të bordit mbikëqyrës në Vjenë”, - tha zëdhënësja e Ministrisë së Ekonomisë, Iva Tiço.
METE sqaron se AMRA (kompania e krijuar nga anëtarët e konsorciumit si një detyrim i tyre në bazë të tenderit), bashkë me të gjithë anëtarët e konsorciumit, janë përgjegjës solidarë për pagesën e çmimit të shitjes, kryerjen e investimeve, pagimin e gjobave dhe të garancive që kanë blerësit në kontratë. Lidhur me dividentin e kompanisë ARMO për vitin 2008, METE sqaron se për periudhën janar 2008 deri në çastin e hyrjes në fuqi të kontratës, ai do të derdhet në thesarin e shtetit. Ndërkohë, për disa aludime se blerësi nuk ka fuqi financiare të paguajë dhe ARMO-ja do të përdoret si kolateral për kredimarrje prej blerësit, burimet e METE-s theksojnë se kontrata e shitjes nuk lejon që aksionet e ARMO-s të vendosen si kolateral i ndonjë institucioni financiar, përpara pagimit të çmimit të shitjes dhe kalimit të pronësisë tek blerësi. Çmimi i shitjes prej 128.750.000 eurosh do të paguhet në një këst të vetëm ditën e bërjes efektive të kontratës, sqaroi METE.
Ndërsa për aludimet se garancia bankare është false, burime nga METE theksojnë se kontrata e shitjes është firmosur pas lëshimit të garancisë bankare prej bankës “Reiffeisen”, që mban datën 7 gusht 2008 (shumë ditë përpara se të përfundonte afati i firmosjes së kontratës). Origjinali i garancisë është depozituar në METE. METE vë në dukje gjithashtu se për spekulimet se shteti shqiptar do të paguajë të gjitha borxhet që ARMO-ja u ka të tretëve, duke ulur kështu çmimin real të shitjes, fakti është se nuk ka falje të borxheve të ARMO-s ndaj të tretëve.