E Diel, 1 Nëntor 2026

ARMO, kompania amerikane ofertën më të mirë, 125 milione euro

Janë hapur zarfet e 4 kompanive që kanë bërë ofertën e tyre për të blerë komapnië shtetërore të përpunimit të naftës në Ballësh, ARMO. Shumen me te larte te blerjes e ka dhene “Final Refinery Association of Texas INC”. Oferta do te kete vlere vetem 75% te pikeve per te shpallur fituesin pasi do ti vihet rendesi te madhe edhe plan biznesit dhe investimeve te paraqitura nga kompanite.

Si fillim komisioni bëri një deklaratë për konflikt interesi me firmat, si dhe kërkoi mbylljen e dyerve në mënyrë që të mos futeshin kompani të tjera në garë.

Një grup nga komisioni hapi secilin zarf, verifikoi në pamje të parë të gjitha dokumentet dhe deklaroi ofertat.

Vlerësimi teknik do të bëhet në ditët në vazhdim. Kryetari i komisionit është Neritan Alibali.

Kompania Tetra Park Energji

Komisioni hapi zarfin origjinal të shoqërisë, Tetra Park Energji. Zarfi është paraqitur me adresën e mbyllur, orën datën dhe vendin e paraqitjes dhe qëllimin për privatizimin e ARMO-s.

Janë dhe 3 zarfa të tjerë, kopje të origjinalit.

Komisioni konstatoi që në të tre kopjet është vënë i njëjti shënim si emri origjinal. Kopjet nuk hapen për efekt krahasimi në rast të ndonjë pretendimi të mëvonshëm sic e parashikon edhe ligji.

Kërkesa e shoqërisë, nga menaxheri i kompanisëpërmban vlerën e garancisë financiare si dhe ofertën.

Oferta është 30 milionë euro.

Programi i rehabilitimit të shoqërisë,66 milionë euro

Sigurimi i ofertës në shumën 3 milionë euro

Shoqëria “Final Refinery Association of Texas INC”

Është paraqitur oferta:

Çmimi i blerjes: 125 milonë euro për blerjen e 85% të aksioneve të ARMO-s

Oferta për investimet nga kjo firmë është 240.533.500 euro

Garancia e ofertës është 12.5 milionë euro

Kompania amerikane "Refinery Association of Texas INC" është një nga ofertuesit në këtë tender. Përfaqësues të kësaj kompanie kanë takuar edhe kryeministrin Berisha në muajin mars të këtij viti, duke shfaqur interesin e tyre për të blerë kompaninë shqiptare të naftës, ARMO. Kompania njihet si një nga kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë amerikane, njëkohësisht edhe për kontratat e shumta të lidhura edhe me qeveri të tjera, në të gjithë botën, në fushën e furnizimit me naftë të ushtrisë.

Shoqëria Penta Investment Grup

Çmim për efekt të konkurrimit deklarohet çmimi, 100 milionë euro

Investimet për 4 vitet e ardhshme, 198.4 milionë euro

Garancia e ofertës, 1 milionë euro

Kompania i përket një grupi financiar çekosllovak dhe ka interesa të ngushta në Europën Juglindore. Kompania merret kryesisht me blerje dhe shitje kapitalesh në treg. Në rastin konkret, blerja e kompanisë ARMO mund të jetë qëllimi i një shitjeje të saj sërish në treg, në drejtim të investitorëve strategjikë.

"Vitol US Ballkan Fond Euroil"

Shuma 3% e kërkuar për konsulentin është 3 milionë euroShuma totale për blerjen e aksioneve është 100 milionë euroOferta për blerjen i bie 97 milionë euro

Vitol nuk i kishte ndare ne rregull kopjet e origjinalit por pas nje verifikimi u pa se dokumentacionet ishin ne rregull dhe Privatizimi i ARMO-s dhe interesi strategjik i një rëndësie të veçantë, kanë shtyrë gjatë ditës së djeshme qeverinë që të kërkojë informacione sekrete nga ana e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ambasadave të aleatëve strategjikë të Shqipërisë. "Ky privatizim, është privatizimi më i madh strategjik i bërë ndonjëherë në Shqipëri dhe për ta bërë atë sa më të suksesshëm, është përzgjedhur me tender ndërkombëtar për konsulencë të procesit, një nga kompanitë më të mëdha të kësaj fushe në botë, kompania konsulente amerikane "Pattom Bogs", me të cilën është punuar për hartimin e kuadrit ligjor dhe procedurave të privatizimit. Vetëm vitin e kaluar, kompania "ARMO" realizoi gati 10 milionë euro fitim neto, dhe për specialistë të ekonomisë, ky është një bilanc në rritje. Por dhe çmimet e tregut të brendshëm të karburanteve, në rritje të vazhdueshme, ku "ARMO" zë 25% të tregut, ndikuan në të ardhurat e kompanisë. Rritja e çmimeve nga operatorët privatë, është shoqëruar me një rritje të moderuar nga kompania, duke ndikuar disi në amortizimin e efektit të rritjes galopante të çmimeve nga grosistët shqiptarë. "ARMO", sipas burimeve nga kompania, ka tregtuar gjatë këtij viti gazoil me çmimin deri në 95.11 lekë/litër. Por privatizimi i kompanisë më të madhe në vend, duket se nuk do të jetë i bazuar vetëm në kompaninë që do të ofrojë më shumë në blerje, por, në radhë të parë, në këtë tender duket se janë përfshirë interesat e mëdha gjeopolitike që ka vendi. "Duke marrë parasysh rëndësinë e madhe strategjike të privatizimit të ARMO-s, në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave, ndryshe nga më parë, janë përfshirë përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe të Ministrisë së Drejtësisë në rang Zv/ministri, si dhe dy përfaqësues të Kompanisë Konsulente amerikane "Pattom Bogs", të cilët janë anëtarë të Komisionit me të drejta të plota. Gjithashtu, pas përfundimit të vlerësimit të ofertave, çdo kandidat ka të drejtën e apelimit të vlerësimit tek Ministri i Ekonomisë, i cili brenda 10 ditëve shqyrton ankesën dhe kthen përgjigje. Për ta bërë procesin sa më të mbrojtur nga çdo shkelje apo padrejtësi, Këshilli i Ministrave ka të drejtë ligjore që, në çdo kohë, para shpalljes së fituesit, të anulojë procedurën e tenderimit.

Por zv/ministri i Ekonomisë ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit janë rritur në maksimum presionet lobiste në drejtim të privatizimit të ARMO-s. "Dua t'ju garantoj që Qeveria dhe METE, nuk influencohen aspak prej tyre dhe akuzave të hedhura në opinionin publik. Duke theksuar në deklaratën e tij për shtyp, interesin e madh kombëtar dhe strategjik të këtij privatizimi, numri dy i Ministrisë së Ekonomisë ka kërkuar ndihmë të specializuar dhe informacione sekrete për kompanitë që marrin pjesë në këtë tender. "Privatizimi i ARMO-s është një interes i madh kombëtar. Duke e vlerësuar si të tillë, METE është e interesuar që fituesi të jetë një kompani e fuqishme, me investime serioze, që t'i shërbejë zhvillimit të Shqipërisë dhe interesave të saj strategjike kombëtare. Për këtë arsye, i kemi kërkuar Shërbimeve Sekrete Shqiptare, si dhe ambasadave të disa vendeve mike dhe aleate strategjike, që të na ndihmojnë me informacionet e nevojshme. Nga ana tjetër, vëzhgimi dhe ndjekja me kujdes prej tyre e këtij procesi privatizimi, është një garanci më tepër për transparencën dhe ligjshmërinë e privatizimit të Kompanisë ARMO", - tha Alibali.

+++

Ambasada Amerikane në Tiranë kërkoi që të ndiqet një procedurë transparente nga qeveria

Privatizimi, rusët dhe amerikanët konkurrentë

Privatizimi i kompanisë ARMO ka vendosur qeverinë shqiptare, për herë të parë, para një zgjedhjeje që ka bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë me interesat gjeostrategjike të vendit. Në këtë privatizim kanë shfaqur interesat e tyre kompani të mëdha që i përkasin dy superfuqive të energjisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë. Kompania amerikane "Refinery Association of Texas INC" është një nga ofertuesit në këtë tender. Përfaqësues të kësaj kompanie kanë takuar edhe kryeministrin Berisha në muajin mars të këtij viti, duke shfaqur interesin e tyre për të blerë kompaninë shqiptare të naftës, ARMO. Kompania njihet si një nga kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë amerikane, njëkohësisht edhe për kontratat e shumta të lidhura edhe me qeveri të tjera, në të gjithë botën, në fushën e furnizimit me naftë të ushtrisë. Kompani tjetër në këtë garë, që po flitet në media si konkurrente e amerikanëve, është "Penta Investments". Kompania i përket një grupi financiar çekosllovak dhe ka interesa të ngushta në Europën Juglindore. Kompania merret kryesisht me blerje dhe shitje kapitalesh në treg. Në rastin konkret, blerja e kompanisë ARMO mund të jetë qëllimi i një shitjeje të saj sërish në treg, në drejtim të investitorëve strategjikë.

***

Vetëm disa ditë më parë ka qenë Ambasada Amerikanë në Tiranë që ka lëshuar një deklaratë publike në drejtim të qeverisë, për këtë privatizim strategjik. Ambasada Amerikane në Tiranë i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të ndjekë një procedurë transparente dhe të hapur për privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës, "ARMO". "Ne po e ndjekim privatizimin (e ARMO-s) nga afër dhe presim që qeveria e Shqipërisë ta kryejë atë në mënyrë transparente dhe të hapur, duke siguruar një fushë të njëtrajtshme loje, për të gjitha palët e interesuara",- u shpreh zyra e shtypit e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›