Përfituesit e ndihmës ekonomike sipas dëmeve në Gërdec
Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për dhënien e ndihmës financiare për
banorët e Gërdecit, të cilët për shkak të dëmtimit të banesave, nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe si rrjedhim, duhet të gjejnë mundësi të tjera strehimi. Lista me personat që përfitojnë ndihmë financiare nga qeveria, përmban 354 emra kryefamiljarësh. Masa e ndihmës financiare për secilin nga emrat e listës është përcaktuar në varësi të dëmit që i është shkaktuar secilës prej familjeve. Sipas vendimit të djeshëm të Qeverisë, përfitojnë ndihmë financiare në vlerën 25 mijë lekë në muaj, qira banese për një vit, ato familje që kanë pësuar dëmtimin tërësor të banesave të tyre, të cilat janë ndodhur në një rreze brenda 300 metrash nga vatra e shpërthimit. Në këtë kategori, hyjnë 15 familje. Në vendimin e Qeverisë, thuhet se përfitojnë ndihmë ekonomike në vlerën 25 mijë lekë në muaj, për gjashtë muaj me radhë, ato familje banesat e të cilave janë shkatërruar tërësisht dhe që ndodheshin jashtë rrezes me perimetër 300 metra nga vatra e shpërthimit. Në pikën tre të vendimit të Qeverisë, thuhet se banorët që kanë pasur truall brenda rrezes 300 metër nga vatra e shpërthimit dhe që e kanë përdorur tokën për veprimtari ekonomike, në pamundësi të shfrytëzimit të saj për një vit, do të përfitojnë kompensim në lekë. Gazeta “Panorama”, publikon sot listën e plotë të përfituesve.