E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama 'pranë fitores'

Ndërsa procesi për të zgjedhur kandidatin demokrat për president hyn në fazat finale, Barack Obama thotë se është pranë fitimit të nominimit. Ai uroi kundërshtaren e tij, Hillary Clinton si një nga kandidatet më të jashtëzakonshme që kanë qenë ndonjëherë për kandidat për president në ShBA.

Por shtoi se me zgjedhet e të martës, ai kishte tashmë numrin më të madh të delegatëve demokratë. Duke folur para njerëzve të mbledhur në Oregon, ai tha:

"Ju qëndroni për ndryshim dhe pasi besoni, ju bëtë që edhe të tjerë të ngrihen. Më pas mijëra u ngritën dhe më pas miliona. Dhe sot në Iowa, në këtë ditë pranvere me ndihmën e atyre që u ngritën nga Portland në Louisville, ne u kthzem në Iowa me shumicë delegatësh të zgjedhur nga populli amerikan dhe ju na keni vendosur ne pranë nominimit për president të SHBA."

Duke folur pas fitores së saj në Kentucky, zonja Clinton e bëri të qartë se ajo kishte si qëllim të luftonte deri në fund për nominimin:

"Sot kemi arritur një fitore të rëndësishme. Disa kanë thënë se votat tuaja nuk kanë rëndësi, se kjo fushatë kishte mbaruar dhe se të lejohej çdo kush të votonte dhe çdo votë të numërohej, do të ishte gabim. Por kjo nuk ju ndaloi ju. Ju nuk më tradhëtuat, pasi e dini se unë kurrë nuk ju tradhëtoj," tha zonja Clinton.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›