Vasili: Qeveria, vetëm dështime në këta 7 muaj
LSI përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Petrit Vasili, akuzoi Kryeministrin Berisha se po mashtron shqiptarët me deklaratat e tij.
Sipas tij, në këto 7 muaj, qeveria ka garantuar vetëm dështime. “Sali Berisha ka të drejtë të krenohet për ‘arritjet’ e tij se vërtet ato nuk janë të pakta dhe disa prej tyre janë të dukshme dhe me të drejtë Berisha është i kënaqur, sepse falë tij shqiptarët në vend të zhdukjes së korrupsionit, përjetuan tragjedinë e eksplozionit të korrupsionit, kapjes së shtetit dhe krimit shtetëror në Gërdec, shqiptarët kanë sot një Kushtetutë tërësisht antidemokratike, shqiptarët kanë sot një krizë të pashembullt të sistemit shëndetësor, shqiptarët kanë sot një varfëri të frikshme dhe defterët e njerëzve të varfër që nuk paguajnë dot janë bërë sa një mal”, tha Vasili. Sipas tij, të gjitha premtimet e Kryeministrit kanë qenë një mashtrim i radhës. “Ne jemi këtu për t’i kujtuar Sali Berishës se duhet të gjejë një popull tjetër për ta mashtruar e tallur, sepse shqiptarët prisnin dje që Kryeministri i tyre me kokë të ulur të kërkonte dorëheqjen, sepse premtoi 6000 km rrugë dhe nuk mbylli asnjë segment rrugor, sepse premtoi drita dhe ujë 24 orë, ndërsa Tirana disa metra larg zyrës së tij, dergjet pa ujë dhe në errësirë, sepse qindra e mijëra pensionistë e buxhetorë janë varfëruar ekstremalisht, sepse rritja katastrofike e çmimeve, e energjisë elektrike, e karburanteve etj.”, tha Vasili.