ASHR, kontrolle në klinikat private dentare për licencimin e aktivitetit
Inspektorët e Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës kanë ndërmarrë një sërë kontrollesh në klinikat private dentare përsa i përket licencimit dhe rilicencimit të ushtrimit të aktivitetit të tyre. Drejtori i ASHR-së, Mhill Gecaj, u shpreh se që prej muajit dhjetor 2008 e deri tani është kryer kontrolli i 213 kabineteve të shërbimit stomatologjik privat në rajonin e Tiranës për ushtrimin e aktivitetit të tyre. Ndërkohë që në rast të konstatimit të shkeljeve do të merren dhe masat përkatëse.
Në kuadër të reformës për decentralizimin e veprimtarisë private në fushën e shëndetësisë, drejtoritë e shëndetit publik kanë kompetencat ligjore për kontrollin e plotësimit të kritereve e standardeve. Më parë, ASH-ja jepte vetëm lejen higjieno-sanitare të klinikave dentare private, si dhe një akt miratimi nga shërbimi stomatologjik. Përveç kësaj, ASHR-ja vazhdon kontrollet mbi kushtet higjieno-sanitare të klinikave private stomatologjike, por dhe të kabineteve dentare në institucione publike, si shkolla etj.
2 Prill 2009