E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnjë, arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e Bujar Krasniqit



Arrestohet i dyshuari për vrasjen dhe më pas zjarrvënien e banesës së Bujar Karasniqit, në fshatin Gradisht të Lushnjës. Ai është 35-vjeçari Klodian Premçi, i cili ia ka vënë zjarrin banesës pas grabitjes së një shume parash që dispononte familja. Një hetim i bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka vënë në pranga të dyshuarin si autor i vrasjes së 40-vjeçarit Bujar Krasniqi, i cili u gjet i shkrumbuar në banesën e tij në Gradisht të Lushnjës 3 ditë më parë. Policia ka arrestuar Klodian Premçin, banor i të njëjtit fshat me akuzën e vrasjes dhe djegies së babait të 3 fëmijëve. Burimet nga policia thonë se 35-vjeçari Klodian Premçi ka shkuar fillimisht në banesën e Krasniqit për të grabitur një shumë parash që viktima i kishte ruajtur pas kthimit të tij si emigrant nga Greqia. Por për të humbur gjurmët ai ka vrarë kryefamiljarin, i cili e ka diktuar dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës ku ndodheshin dhe fëmijët, të cilët fatmirësisht arritën të shpëtojnë. Ndërkohë mbeten të paqarta rrethanat përse krismat nuk u dëgjuan nga fqinjët.

2 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›