E Shtunë, 31 Tetor 2026

AS:Përfundon në terr ndeshja Gramozi-Real

Black out-i në pjesën e dytë të ndeshjes së madhe për ne mes Gramozit dhe Realit të Madridit është pasqyruar dhe në shumë media spanjolle.
Vizita e Real Madridit në Shqipëri filloi si një banket për tifozët vendas dhe përfundoi në terr në mënyrën më të keqe të mundshme. Kështu shkruan gazeta e përditshme sportive AS në lidhje me ndeshjen miqësore mes Gramozit dhe Realit të Madridit. Sipas kësaj gazete një ndërprerje e energjisë në stadiumin "Qemal Stafa" ka zvarritur
për më shumë se një orë e gjysmë pjesën e dytë të ndeshjes.
Ndërkohë gazeta bën komente edhe për fushën e stadiumit "Qemal Stafa" duke e cilësuar se ajo i ngjan më tepër një fushë ferme ku topi rrokullisej keq në barë sesa një fushe futbolli. Gazeta shton gjithashtu se u bënë përpjekje të mëdha për të rregulluar problemin me energjinë duke shtuar se vetë ministri i Ekonomisë,Tregëtisë dhe Energjitikës bëri përpjekje për të zgjidhur problemin. Ndërsa pamje të black out të ndeshjes janë dhënë edhe nga një kanal spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›