Shkarkimi, Ziko ikën nga Olimpikosi
Greqi
Artur Antunes Koimbra Ziko nuk është më trajneri i Olimpiakosit. Klubi grek e ka shkarkuar teknikun brazilian pas një serie rezultatesh jo të mira: barazimi i fundit 0-0 kundër Kavallës. Shtatë pikë larg Panathinaikosit, që kryeson tabelën, Olimpiakos është kualifikuar për në tetëshen e Champions League, ku do të përballen me Bordonë. Ziko zuri vendin e Temuri Keçbaia, që u shkarkua më 16 shtator. Skuadra i është besuar provizorisht Bozidar Bandoviç.
#