Bufon, më i miri i 20 viteve të fundit
Portieri
Xhanluixhi Bufon është portieri më i mirë i 20 viteve të fundit sipas IFFHS-së, Institutit Botëror të Historisë dhe Statistikave të Futbollit. Portieri i Juventusit dhe i Kombëtares së Italisë kampione të botës, është në vendin e parë të klasifikimit të mbrojtësve më të mirë ekstreme, të stiluar duke marrë në ekzaminim periudhën që përfshin 1987-n deri 2009-n. Bufon, me 87 pikë, ka lënë pas spanjollin e Realit të Madridit, Iker Kasiljas (73), dhe danezin Piter Shmajkëll (ish-portierin e Danimarkës dhe Mançester Junajtid, 69).
#