E Diel, 1 Nëntor 2026

Juve, tifozët kundër lojtarëve e drejtuesve

Protestat

Pas humbjes së të dielës me Kievon, pozitat e Juventusit në klasifikimin e Serisë A janë përkeqësuar. Kjo ka bërë që tifozët të përgatisin protesta kundër drejtuesve të klubit dhe futbollistëve, të cilët janë shkaktarët e vërtetë të situatës së vështirë. Protesta paqësore do të zhvillohen të shtunën, gjatë një marshimi në kujtim të avokatit Xhani Anjeli, në përvjetorin e shtatë të ndarjes nga jeta të njeriut që ka udhëhequr bardhezinjtë drejt sukseseve të shumta në Itali dhe në arenën ndërkombëtare.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›