E Diel, 1 Nëntor 2026

Stiven Xherard drejt Realit, Interit ose Mançester Sitit

Mesfushori

Mesfushori Stiven Xherard do të largohet nga Liverpuli në fund të sezonit. Sipas mediave britanike, kapiteni i “Reds” është i pakënaqur me mungesën e investimeve të rëndësishme në skuadër (për shkak të borxhit të madh financiar) dhe po kërkon një tjetër klub, i cili mund t’i sigurojë trofe në vitet e ardhshme. Skuadra e Rafa Benitez është eliminuar nga Champions, FA Cup dhe Carling Cup, ndërsa në kampionat renditet e shtata dhe rrezikon të mos kualifikohet në Ligën e Kampioneve gjatë edicionit të ardhshëm. Sipas “Daily Mail”, kartoni i lojtarit kushton rreth 46 milionë euro (40 milionë sterlina), ndërsa skuadrat e gatshme të paguajnë këtë shifër për të siguruar shërbimet e Xherard janë Reali i Madridit, Interi dhe Mançester Siti. Dy të parat duken më të favorizuara, sepse është e vështirë që 29-vjeçari të pranojë të luajë me një skuadër tjetër në Premiership që nuk është Liverpuli.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›