Ylli i Realit të Madridit, Kaka, mendon rikthimin te Milani?
Kritikat
Ylli i Realit të Madridit duket se është i vendosur për një rikthim shokues te Milani. Sipas “Sportal.it”, ish-kuqeziu Kaka është kritikuar nga mediat spanjolle për paraqitjen në humbjen 1-0 ndaj Athletik Bilbaos. Spekulimet e një rikthimi të mundshëm janë tani një fantazi e shfrenuar e “AS.com”, e cila kritikon ashpër brazilianin: “Norma e punës e Kakasë është vite dritë larg nga ajo që e bëri atë një nga lojtarët më të mirë në botë". Gazeta gjithashtu i referohet edhe çmimit prej 65 milionë eurosh. “Ai nuk është në gjendje të bëjë diferencën dhe trajneri Manuel Pelegrini është i alarmuar dhe nuk di çfarë të bëjë me të”, shkruan “AS”. Kjo ishte shtysë për mediat italiane të pretendojnë se Kaka po mendon largimin dhe rikthimin te Milani. Pavarësisht nga spekulimet, ideja që lundron rreth kthimit Kaka duket shumë e pamundur. As klubi e as lojtari nuk kanë folur kurrë për një largim të tij.
#