E Diel, 1 Nëntor 2026

ATK: Bie ritmi i kthimit te kredive, kane mbetur ato super-te keqijat Intervistoi: Eglantina Nasi

Ritmi i likuidimit te debitoreve prane Agjencise se Trajtimit te Kredive, sa vjen dhe bie gjithmone e me shume. E kjo per shkak se debitoret me te mire i kane mbyllur tashme detyrimet e tyre dhe kane mbetur ata me problematiket. Nje fakt te tille e ka bere me dije, kreu i ketij institucioni, Feti Zeneli, sipas te cilit, kredite e mbetura tashme mund te cilesohen si super-te keqija. Dhe kjo sipas tij, pasi ka shume vite qe ato jane dhene, para ’97-es. “Por edhe se jane dhene me kerkesa jo fort te sakta sic kane qene atehere, sepse me kalimin e kohes u permiresuan edhe standardet. E problemi me i madh i ketyre kredive eshte se garancia per kthimin e tyre, pra ajo e dhene si kolateral, eshte dhene me rregullat e asaj kohe”, pohon ai....

Z.Zeneli, si paraqitet ecuria e trajtimit te kredive te keqija te viteve ’90 nga institucioni juaj? Sa debitore rezultojne ne total prane ATK-se dhe sa para’ po arrini te mblidhni prej tyre?

Jane rreth 12 mije debitore te cilet nuk i kane shlyer ende detyrimet, nga 19.600 qe jane transferuar kohe pas kohe, duke filluar qe nga viti 1998 kur edhe eshte krijuar Agjencia e Trajtimit te Kredive. Me nje total detyrimi prej rreth 17 miliarde lekesh. Kuptohet, qe ritmi i likuidimit sa vjen dhe bie gjithmone e me shume, per shkak se debitoret me te mire i kane mbyllur tashme detyrimet e tyre dhe normalisht mbeten ata problematike. Puna jone ndeshet me nje sere veshtiresish, per shkak se keto kredi jane super-te keqija. Kjo pasi ka shume vite qe ato jane dhene, para ’97-es. Por edhe se jane dhene me kerkesa jo fort te sakta sic kane qene atehere, sepse me kalimin e kohes u permiresuan edhe standardet. E problemi me i madh i ketyre kredive eshte se garancia per kthimin e tyre, pra ajo e dhene si kolateral, eshte dhene me rregullat e asaj kohe, me natyre kryesisht shtepi fshatrash, objekte te privatizuara te ish-ndermarrjeve bujqesore, trualli i te cilave u privatizua me vone. Dhe debitoret nuk kishin interes qe edhe truallin ta fusnin ne kolateral, ndaj keto kredi kane ngelur problematike. Keto jane kredi qe jane dhene kryesisht me objekt bujqesine, per mjete apo makineri bujqesore dhe shume pak, kane qene kredi tregtare. Nje problem tjeter, lidhet edhe me migrimin dhe emigrimin e ketyre debitoreve. Shume prej tyre, per te mos thene gati gjysma, kane levizur nga vendndodhja e tyre e meparshme, nje pjese jane ne emigracion ose kane levizur nga nje zone ne tjetren brenda vendit. Dhe eshte e veshtire per t’i identifikuar dhe gjetur ata. Sepse veprimet e ekzekutimit dhe arketimit te detyrimit te prapambetur, nuk mund te fillojne pa ditur se ku eshte personi. Ne kemi bere nje bashkepunim me pushtetin vendor, e kemi te caktuar edhe ne ligj, por serish nuk jane shume te sakta adresat ku ata rrine, sepse mund te kene levizur, por nuk jane regjistruar etj. Dhe kjo e ben shume te veshtire procesin. Ndersa ata qe jane ne emigracion, nuk ke ku i gjen fare, prandaj eshte e veshtire t’i ekzekutosh keto lloj detyrimesh. Por nje kategori tjeter qe shfaqet problematike, jane edhe debitoret e vdekur. Eshte nje periudhe e gjate kohe qe ne momentin qe jane dhene keto kredi e deri me sot. Edhe pse e drejta e pageses se tyre trashegohet, ajo kerkon nje kohe te caktuar dhe te vonon. Pra, keto kredi do te futen ne nje cikel tjeter trajtimi. Sepse behet fjale kryesisht per debitore te fshatrave, dhe sipas ligjit te tokes bujqesore, ata trajtohen si familje bujqesore, dhe behet vecimi i pjeses takuese, pra zgjatet si proces. Nderkohe, ata qe seleksionohen si te mundshem per t’u trajtuar nga neve, ata fillojne te tjera pelinvalleqe, duke i goditur procedurat me procese gjyqesore. Nuk e kane fare problem, celin nje kerkese-padi ne gjykate dhe i bllokojne veprimet permbarimore dhe procesi gjyqesor, sic dihet, zgjat me vite te tera, nga njera shkalle ne tjetren. Ata e ngrejne padine, se kane te drejte qe t’i kundershtojne vendime te tilla. Ndersa gjyqesori, eshte gjithmone pro debitoreve, pasi ai preferon te behet pale me privatin dhe jo me shtetin.

Po ne lidhje me permbarimin, c’mund te na thoni ne lidhje me faktin sesa e ka ndihmuar ai procesin e kthimit te kredive? A e ka kryer sic duhet ekzekutimin e vendimeve?

Permbarimi nga ana e tij, nuk ka shume faje dhe pergjegjesi. Megjithese deri para se te dilte permbarimi privat, ne bashkepunonim me permbarimin publik, i cili ishte me neglizhent. Ne kemi patur debate dhe perplasje te ndryshme edhe me drejtorine e pergjithshme te Permbarimit ne ministrine e Drejtesise. Madje une i jam drejtuar me nje leter edhe Kryeministrit para disa vitesh per nje arsye te tille. Dhe pati njefare levizje, por gjithsesi ata e kane te lehte te justifikohen me kesi ceshtjesh, sepse thone qe nuk i gjejne dot debitoret, nuk i gjejne dot pronat etj. Pra eshte mjaft e lehte te shmangesh nese nuk ke predispozicionin. Ndersa tani qe ka filluar ne fund te vitit 2010 sherbimi permbarimor privat, situata ka ndryshuar disi. Megjithate, veshtiresi na paraqiten nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Ky eshte nje problem shume i madh, sepse nese nuk gjen pasurine, pra, kolateralet, ti nuk ke se cfare te ekzekutosh.

Ju si ATK, a keni ofruar kushte lehtesuese ndaj debitoreve per te paguar kestet e tyre, ne menyre qe t’ua thjeshtezoni procesin?

Po. Dhe eshte arritur deri aty, sa atyre t’u kerkohet vetem principali, pra ajo pjese qe kane marre si kredi, pa llogaritur gjobat apo kamate-vonesat. Megjithate, nuk ka patur ndonje fare efekti as kjo. Sepse me te predispozuar mbeten gjithmone ata kreditore te cilet kane kolateral per te ekzekutuar, sepse duan qe t’i zhbllokojne ato nga sekuestroja per te investuar etj. Ndersa ata qe i kane braktisur pronat e tyre, i lene qellimisht keto detyrime, duke i zvarritur dhe nuk jane afruar, pasi nuk kane ndonje interes.

Cili eshte niveli aktual i ecurise se arketimeve prej ATK-se i detyrimeve te prapambetura te debitoreve?

Nese ne vitet e meparshme arketonim fjala vjen rreth 300 milione leke ne muaj, kete periudhe arketimet kane rene ne rreth 100 milione. Kjo edhe per faktin se jane shteruar mundesite reale, sepse ky eshte nje portofol qe sa vjen dhe amortizohet, pra nuk rigjenerohet dhe mbeten kredite problematike. Por ne i kemi trajtuar thuajse te gjitha kredite, mbi 2 here, dhe u rikthehemi atyre here pas here. Edhe kur gjejme ndonje fakt te ri, apo mundesi te re per ta rikuperuar, neve u rikthehemi vazhdimisht, kjo eshte puna jone. Gjate vitit te kaluar, u be edhe njefare reformimi i ATK-se, per te rritur efektivitetin e saj, u shkurtua organika, duke i pershtatur mundesite me ngarkesen e punes. Dhe pervec kesaj, u pa edhe mundesia per te bere ndryshime ligjore. Ne e kemi gati draftin per ndryshimet ligjore dhe ajo qe ka me shume interes, eshte fakti qe procesi t’u skontohet subjekteve private.

Po ne lidhje me kredite shteterore, si keni vepruar?

Nje pjese e mire e portofolit ka qene e zene edhe nga kredite shteterore dhe jo pak, por rreth 10 milione leke te reja, qe kane qene kredi te dhena ndaj subjekteve dhe ndermarrjeve shteterore deri ne vitin 1997. Ku nje pjese e tyre jane fshire nga bilancet me vendim te posacem. Ndersa tani mbeten vetem kredite e individeve dhe ato te sh.p.k-ve. Ku keto te fundit paraqiten mjaft problematike, sepse ato jane te mirefillta per biznes dhe numerojne rreth 20 miliarde leke detyrime. Nje pjese prej tyre ka falimentuar, nje pjese ka ikur, ndersa per te ekzekutuar detyrimin e tyre mund te veprosh vetem mbi kolateralin e shoqerise, dhe jo ndaj administratoreve.

ATK-se, iu transferuan ne total rreth 19 mije dosje debitoresh

Agjencise se Trajtimit te Kredive, gjate periudhes se viteve 1998-2003, iu transferuan plot 18.969 dosje kredimarresish te ish-BTA-se, BKT-se, ish-BK e INSIG sh.a, te cilet permbanin nje detyrim te pergjithshem prej 35.6 miliarde lekesh, ku principali zinte rreth 20 miliarde. Nga detyrimi total i transferuar, 9.4 miliarde leke i perkisnin kredimarrjes se 107 ish-ndermarrjeve shteterore apo subjekteve te tjera publike. Por ky borxh u fshi me ligj ne dy faza nga bilanci i ATK-se; perkatesisht ne 2004-en dhe 2011-en, duke e zbritur masen e detyrimit te transferuar per t’u arketuar ne 26.1 miliarde leke, fond nga i cili, principali ishte 12 miliarde.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›