BECKHAM NE HONG KONG. BRITANIKU DO LUAJE NE MIQESORE

TOP-NEWS - Futbollisti anglez Dejvid Bekham zbarkoi në Kinë bashkë me skuadërn e tij Los Anxheles Galaksi, në përgatitje të ndeshjes miqësore ndaj skuadrës vendase Hong Kong Junajted. Ekipi amerikan i drejtuar nga Rud Gulit do të zhvillojë ndeshjen e dytë në Azi pas humbjes me penallti ndaj kampionëve të Koresë së Jugut të shtunën.
Bekham u aktivizua për 90 minuta pavarësisht se pritej të ruhej për fillimin e kampionatit amerikan. Tekniku i kalifornianëve, Rud Gulit tha se këto miqësore ishin një test i mirë pasi përballeshin me një stil tjetër futbolli dhe nivel tjetër nga ai në SHBA.
Ndërkohë ish mesfushori i Realit të Madridit, Bekham mori pjesë në disa aktivitete promocionale në kryeqytetin kinez. Ai takoi fëmijë të emigranëteve dhe pozoi për fotografët si një portier gjatë një loje me fëmijë.
Burimi:-