Aarau angazhon Florian Berishën

Florian Berisha është lojtar i ri i Aaraut. Futbollisti i ri kosovar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin zviceran.
22 vjeçari ishte pjesë e Sionit sezonin që shkoi, por nuk ka mundur të paraqitet ndonjëherë në skuadrën e parë. Mesfushori shqiptar, i cili ishte pjesë e Sionit nga viti 2008, në të kaluarën ka luajtur me ekipin U-17 të Zvicrës. Berisha konsiderohej njëri prej talentëve më të mëdhenj.
Ai pati një lëndim të rëndë, i cili e la paksa prapa. Por, ai synon që ta rikthejë formën e dikurshme në ekipin e ri, të cilit do t’i bashkohet nga kjo verë.