E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi, ide të qarta për transfer

Trajneri i Interit, Stramaccioni ka thënë se klubi ka ide të qarta për transfere gjatë verës, por ka refuzuar që të përmendë emrin e ndonjë lojtari.

“Interi e ka shumë të qartë se çfarë lojtarësh dëshiron dhe po punojmë shumë në këtë drejtim. Por, nuk mund të përmend emra pasi ende asgjë nuk më është konfirmuar”, tha Stamaccioni për faqen zyrtare të Interit.

Transferimi i parë i Interit do të jetë sulmuesi argjentinas, Rodrigo Palacio, pasi klubi Nerazzurri ka arritur marrëveshje me Genoan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›