E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torino, pas Ujkanit

Torino e siguroi rikthimin në Serie A dhe tash po mendon për përforcimet që do t’i bëjë për sezonin e ardhshëm. E përditshmja italiane Tuttosport shkruan se klubi Granata pozitën e portierit po mendon t’ia besojë Samir Ujkanit.

Futbollisti kosovar pati një sezon pozitiv me Novaran në aspektin individual. Pasi ky ekip ra në Serie B, besohet se portieri kosovar nuk do të qëndrojë më aty. Prandaj, Torino duhet të flasë me Palermon dhe Novarën, të cilat e mbajnë bashkërisht kartonin e tij.

Për përfaqësuesin shqiptar, Torino nuk do të ishte zgjedhje e keqe, nëse Palermo nuk llogarit në të as sezonin që vjen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›