E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Villa mungon në ‘Euro 2012’

Barcelona ka njoftuar se David Villa nuk do të shkojë në ‘Euro 2012’ me Spanjën, pasi e humbi luftën me formën fizike pas thyerjes së këmbës në dhjetor të vitit që shkoi.

Përfshirja e tij në 23 të ftuarit përfundimtarë në ekipin e Vicente del Bosques ishte vënë në dyshim, që kur kishte pësuar lëndim të rëndë me ekipin Blaugrana në gjysmëfinale të Botërorit për Klube ndaj ekipit Al-Sadd.

Sidoqoftë, ish futbollisti i Valencias ishte rikthyer të ushtronte muajin e kaluar, pasi e kaloi me sukses rehabilitimin. Ai shpresonte të ishte i gatshëm qysh më 25 maj për ndeshjen finale të Copa del Rey kundër Athletic Bilbaos. Por, doktori i Barçës, Ricard Pruna stopoi gjithçka, duke thënë se lojtari nuk është gati dhe që nuk mund të ftohet në Kombëtare.

“Unë u mundova shumë deri në fund, por nuk do të jem i gatshëm 100 për qind për Evropian. E kam telefonuar menaxherin e Kombëtares dhe i kam treguar, ishte një gjë e sinqertë që duhej ta bëja. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen. Do të punoj shumë për t’u rikthyer edhe më i fortë, duke luajtur për Barcelonën dhe Kombëtaren sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Villa në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›